Albania

Shfuqizohet Bordi i Transparencës së karburanteve

Published

on

Delina Ibrahimaj, ministre e Financave dhe Ekonomisë, njoftoi pas mbledhjes së qeverisë shfuqizimin e Bordit të Transparencës së Hidrokarbureve.

“Çmimet kanë pasur luhatje të ndryshme dhe shumë të mëdha. Kanë qenë ndjeshëm mbi normën historike, prandaj vendosëm që të përcaktonim disa marzhe fitimi që nuk mund të ndryshonin, për të limituar spekulimet dhe abuzimet me çmimet. Gjatë gjithë vitit, kemi bërë mbledhje sa herë ndryshonin çmimet në bursë dhe përcaktonim çmimet për konsumatorin. Sot, tregjet janë stabilizuar dhe sot vendosëm për shfuqizimin e Bordit të Hidrokarbureve”, tha ministrja.

Në muajin mars, Ibrahimaj tha se qeveria do të priste vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të vendosur mbi të ardhmen e bordit, por duket se ka ndryshuar qëndrim.

Advertisement

Gjykata Kushtetuese e mori në shqyrtim kërkesën e 29 deputetëve të Partisë Demokratike për të shfuqizuar Bordin e Karburanteve në fillim të muajit mars, pasi kishte vendosur në shkurt shkrirjen e Bordit të Caktimit të Çmimeve të Ushqimeve, duke quajtur ngritjen e tij si të papajtueshëm me ligjet e vendit.

Çmimi i karburanteve:

Nafta: 176 lekë/litër

Advertisement

Benzina: 179 lekë/litër

Gazi: 63 lekë/litër

Bordi i Transparencës, 26 maj 2023.

Advertisement

Trending

Exit mobile version