Albania

Shisnin bizhuteri kontrabandë në argjendaritë e tyre, procedohen 7 persona në Tiranë

Published

on

Shtatë pronarë argjendarie janë proceduar në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Second Hand”. Raportohet se këta persona u proceduan për shkak se në subjektet e tyre janë gjendur bizhuteri si varëse, byzylyke, unaza, të cilat nuk i justifikonin me fatura doganore e tatimore dhe që dyshohen të jenë kontrabandë.

Argjendaritë ndodhen në rrugën “Myslym Shyri” dhe në “Rruga e Dibrës” në kryeqytet. Dyshohet se këto produkte vinin nga Turqia drejt Shqipërisë. Pronarët akuzohen për kontrabandë dhe fshehje e të ardhurave.

Trending

Exit mobile version