Show - Biz

Shkëlqeu në botëror, Cody Gakpo bëhet futbollisti më i ri i Liverpool

Published

on

Sulmuesi holandez, Cody Gakpo , është futbollisti më i ri i ekipit të Liverpool. Ka qenë vetë faqja zyrtare e klubit e cila me anë të një postimi, publikoi lajmin për arritjen e marrëveshjes.

Ndonëse shifrat nuk janë bërë publike nga vetë drejtuesit e kuq, në mediat britanike është mësuar se Liverpool ka paguar 53 milionë euro përfshirë dhe bonuset për kartonin e 23-vjeçarit, aq sa kërkonte dhe PSV Eindhoven.

Cody Gakpo ishte një nga elementet kryesor të Holandës në botërorin e Katarit teksa u bë i pari holandez që shënoi në secilën ndeshje të fazës së grupeve.

Advertisement

Trending

Exit mobile version