Show - Biz

“Shpërdoroi 80 milionë euro me Tigrat 1 dhe 2”, Bardhi: I kam kërkuar SPAK hetim penal për Ballukun

Published

on

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka denoncuar aferën me TEC e lëvizshëm, Tigrat 1 dhe Tigrat 2, për të cilat thotë se zv.kryeministrja Belinda Balluku ka shpërdorur 80 milionë euro.

Sipas Gazment Bardhit, çdo firmë e hedhur nga Belinda Balluku ngre dyshime se ajo ka shpërdoruar paratë publike për përfitime personale.

Bardhi deklaroi se i ka kërkuar SPAK që të hetojë penalisht zv.kryeministren Belinda Balluku.

“Nuk ka asnjë rast në asnjë vepër të rëndësishëm që firma e saj të mos ngrejë dyshimin e parave publike dhe përfitimin personal sipas një skemë të paracaktuar. E tillë është edhe afera  e termocentraleve të lëvizshëm Tigri 1 dhe Tigri 3 që u sollën me urgjencë për një krizë imagjinare energjitike.

Advertisement

Tigrat e Ballukut dhe Ramës nuk u vendosën në punë,  duke provuar se qëllimi i tyre ishte shpërdorimi i  dyshimtë i rreth 80 mln euro dhe jo furnizimi me energji elektrike.

Historia e termocentraleve të lëvizshëm për të cilën i kam kërkuar Prokurorisë të nisë hetimet penale për Ballukun dhe bashkëpunëtorët e saj është një histori e ngjashme me inceneratorët.

Tigrat nuk kryejnë asnjë funksion për të cilën u shpenzuan shumë para. Afëra e TEC lëvizës bie erë korrupsion, edhe pse i kam kërkuar SPAK të kryejë hetime penale për këtë aferë që u ka marrë nga xhepat shqiptarëve të paktën 80 mln euro”, tha Bardhi.

Advertisement

Trending

Exit mobile version