Kosova

Shpërthim në Zubin Potok, zjarri përfshinë një ndërtesë të pabanuar

Published

on

Një tjetër shpërthim ka ndodhur mbrëmë në komunë e Zubin Potokut.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Elshani ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 23:30.

“Në Zubin Potok është raportuar një shpërthim nga i cili dyshohet se ka shkaktuar edhe një zjarr në një ndërtesë të pabanuar e të papërfunduar.”, tha ai.

Advertisement

Elshani tutje ka shtuar se ende nuk dihet se çka ka quar deri te shpërthimi.

“Nuk ka të lënduar, ndërsa policia dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes. Ende nuk dihet se nga ҫka është shkaktuar shpërthimi, por njësitet policore adekuate janë në vendin e ngjarjes”, u shpreh Elshani.

Advertisement

Trending

Exit mobile version