Shendetesi

Sisteme antidron për sigurinë, ministri Peleshi detajon projektbuxhetin e investimeve për vitin 2024

Published

on

Projekbuxheti i vitit 2024 parashikon një buxhet për mbrojtjen sa 2 % i PBB-së, një angazhim që Shqipëria e ndërmerr si vend anëtar i NATO-s. 

Ministri i Mbrojtjes Niko Pleashi ka detajuar në Komisionin për Siguri Kombëtare, projekbuxhetin e dikasterit të tij, ndërsa lajmëroi investimet për mbrojtjen kundërajrore dhe sistemet e reja antidron. 

” Vitin e ardhshëm do të përmirësohen kapacitet kundërajrore dhe sistemet antidron” tha zoti Peleshi. Ato do të shërbejnë për mbrojtjen e infrastrukturës, kritike, jo ushtarake, kombëtare e civile, tha më tej ai.

Zoti Peleshi tha se ndarja e buxhetit për Ministrinë e Mbrojtjes për vitin 2024 është e rëndësishme për sigurinë dhe mbrojtjen e vendit. Buxheti parashikon 48 miliardë lekë për mbrojtjen.

Advertisement

Trending

Exit mobile version