Bota

Sulmi në Bagdad, 35 të vrarë

Published

on

Numri i viktimave të një sulmi me bombë në kryeqytetin e Irakut, Bagdad, arriti në 35, thanë zyrtarët spitalorë.

Sulmi ndodhi të hënën pasdite në një treg të lagjes Sadër Siti.

Qytetarët po bënin pazare për Festën e Kurban Bajramit, e cila shënohet sot.

Mbi 60 njerëz u plagosën, tha policia.

Advertisement

Përgjegjësinë për sulmin e ka grupi militant Shteti Islamik (IS), tha agjencia e lajmeve e grupit Nasheer.

Burimet spitalore paralajmërojnë se numri i viktimave mund të rritet, pasi disa prej të plagosurve janë në gjendje kritike, raporton Rel.

“Me një krim të tmerrshëm që shënjestroi civilët në Sadër Siti, në prag të Bajramit… ne nuk do të pushojmë derisa terrorizmi të çrrënjoset”, shkroi në Twitter presidenti i Irakut, Barham Salih.

Advertisement

Qeveria e Irakut ka shpallur fitore në luftën e saj kundër Shtetit Islamik në fund të vitit 2017.

Por, qeliza të fjetura të grupit vazhdojnë të kryejnë sulme të kohëpaskohshme në Irak.

Advertisement

Trending

Exit mobile version