Shendetesi

‘Syzet me xhama të errët, të dëmshme’/ Mjeku: Nuk japin informacionin e duhur në tru

Published

on

Temperaturat përvëluese të Qershorit i kanë drejtuar qytetarët në plazhet e vendit.

Shpesh herë si mbrojtje ndaj temperaturave të larta, pushuesit përdorin syzet dhe kremra mbrojtës ndaj diellit.

Por ja çfarë thonë bluzat e bardha në lidhje me përdorimin e tyre.

“Syzet me xhama të errët me mbrojtje të lartë, gënjejnë trurin për mbrojtjen nga rrezatimi. Syze e diellit modifikojnë sasinë e dritës që vjen në organizëm. Kremrat janë të dëmshëm për organizmin se kanë mërkur dhe përthithet për 30 minuta”, thotë mjeku Bektash Mandri.

Advertisement

Mjeku i përgjithshëm Bektash Mandri thotë se qytetarët duhet të shmangin rrezet e dëshmte të diellit në orët e pikut.

Kërkime të ndryshme shkencore kanë dalë në rezultatin se elementët kimikë në përbërjen e kremërave të diellit përthithen në nivele të larta nga lëkura e njeriut, si oxybenzonet të cilat ndërhynë në sistemin hormonal.

Ndaj rekomandohen kremërat mineralë për mbrojtje ndaj diellit.

Advertisement

Por veç kremrave, këshillohet shmangia e qëndrimit në diell në kohën e pikut, veshjet e përshtatshme të lehta dhe përdorimi i kapeles.

Trending

Exit mobile version