Gazetari i CNN, Wolf Blitzer ka zbuluar detaje nga të shtënat gjatë darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në hotelin Washington Hilton. Ai ishte vetëm pak metra larg kur një personi të armatosur që filloi të qëllonte.
“Autori ishte qartësisht i shtrirë në tokë duke qëlluar kur e pashë, isha vetëm disa metra larg,” tha ai
Blitzer tha se e pa personin e armatosur brenda zonës së siguruar të eventit, përtej pikave të kontrollit me detektorë metali. Ende nuk është e qartë se si ai arriti të hynte në ambient.
“Të shtënat ishin aq të forta dhe të frikshme, sa na trembën të gjithëve,” tha Blitzer. “Nuk kishim asnjë ide se çfarë po ndodhte.”

