Kosova

Tensionet Kosovë-Serbi/ Vuçiç flet pas takimit në Bruksel: S’kemi një udhërrëfyes për të dalë nga kriza

Published

on

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar pas takimit në Bruksel me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian se nuk ka një udhërrëfyes të caktuar për të dalë nga kriza në veri të Kosovës.

“Kemi diskutuar çështjen, substancën, e cila ishte e pashmangshme, por besoj edhe e dobishme, por atë që do të shohim nesër në terren, nuk e di…kur kemi kamionë në pritje...”, tha Vuçiç pas takimit bilateral me ndërmjetësuesit e dialogut Kosovë-Serbi, Borrell dhe Lajçak.

Sa i përket zgjidhjes së situatës në Kosovë, Vuçiç ka deklaruar se ka frikë se “çdo gjë ka shkuar shumë larg”.

Ndërmjetësuesit e dialogut Kosovë- Serbi, Joseph Borrell dhe Miroslav Lajçak zhvilluan sot takime të ndara bilaterale, fillimisht me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe më vonë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.  

Advertisement

Ndërkaq pritet që Borell dhe Lajçak të takohen sërish me kryeministrin e Kosovës, Kurtin.

Më herët, Borell shkroi në Tëitter se “situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë shumë e tensionuar. Sot, ne synojmë të gjejmë zgjidhje për ç’tensionimin e menjëhershëm dhe të ecim përpara”, shkruan Borrell në Twitter.

Diskutimet do të përqendrohen në gjetjen e një zgjidhje për situatën e krijuar në veri të Kosovës që ka tensionuar edhe më tej marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.

Advertisement

Kurti ka theksuar më herët se në këtë takim do të insistojë në lirimin e 3 policëve të Kosovës që ndodhen ende në paraburgim në Serbi.

Ndërkohë ndërkombëtarët kanë bërë thirrje që të merren masa për qetësimin e situatës, duke paralajmëruar për pasojëa ndaj Kosovës dhe Serbisë.

Situata në veri të Kosovës u tensionua kur në krye të komunave u vendosën kryetarët e rinj, gjë e cila u shoqërua me protesta të dhunshme nga ana e protestuesve serbë, të cilët sulmuan ushtarët e KFOR-it, policinë e Kosovës dhe nuk kursyen as mediat e gazetarët e Shqipërisë dhe të Kosovës.

Advertisement

Trending

Exit mobile version