Bota

Tërhiqet nga koalicioni aleati i ekstremit të djathtë, rrëzohet qeveria në Holandë

Published

on

Në Holandë qeveria ka rënë pas vetëm 11 muajsh në pushtet, pasi udhëheqësi i ekstremit të djathtë, Geert Wilders, ka tërhequr partinë e tij nga koalicioni katërpalësh për shkak të mospajtimeve mbi politikat e emigracionit dhe azilit.

Wilders, lideri i Partisë për Liri (PVV), që doli e para në zgjedhjet parlamentare të fundit, njoftoi se të gjithë ministrat e PVV-së do të largohen nga qeveria.

Vendimi vjen pas një takimi të shkurtër me krerët e partive të tjera të koalicionit, ku sipas tij nuk pati dakordësi për planin e tij me dhjetë pika për ndalimin e emigracionit për qëllime azili.

Udhëheqës të partive të tjera brenda koalicionit e kanë cilësuar lëvizjen e Wilders si të papërgjegjshme.

Advertisement

Dilan Yeşilgöz, lidere e partisë liberale-konservatore, VVD, tha se ishte “e tronditur” dhe se “Wilders po vepron vetëm për egon e tij”.

Po ashtu, Caroline van der Plas nga Lëvizja Popullore e Fermerëve (BBB) e quajti vendimin “të papërgjegjshëm”.

Plani i Wilders përfshinte përdorimin e ushtrisë për mbikëqyrjen e kufijve, mbylljen e qendrave të refugjatëve, kthimin e të gjithë refugjatëve sirianë në vendin e tyre, pezullimin e kuotave të BE-së për azil dhe ndalimin e bashkimit familjar për refugjatët.

Advertisement

Kryeministri Dick Schoof pritet t’i dorëzojë dorëheqjen Mbretit Willem-Alexander, një muaj para se Holanda pret një samit të rëndësishëm të NATO-s.

Trending

Exit mobile version