Tërmet në Japoni, paralajmërim për cunami 3 metra të lartë

albnews
By
1 Min Read

Japonia u godit të hënën nga një tërmet me magnitudë 7,5 pas të cilit autoritetet dhanë alarmin për një cunami të mundshëm me dallgët që parashikohen të arrijnë deri në 3 metra lartësi.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë tha së tërmeti goditi bregun verilindor të vendit.

Cunami parashikohet të godasë në prefekturën Iwate dhe disa pjesë të prefekturave Hokkaido dhe Aomori. Në disa zona të tjerë në verilindje, cunami mund të arrijë deri në 1 metër lartësi.

Share This Article