UK
Theresa May vazhdon negociatat për ndarje me krerët e BE-së
Kryeministrja britanike, Theresa May do të takohet të enjten me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker në Bruksel, si dhe presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, në përpjekje për të shpëtuar marrëveshjen e Brexit.
“Ndërsa qëndrimi i Komisionit është i qartë, ne mbetemi në pritje se çfarë ka për të na thënë kryeministrja”, deklaroi zëdhënësi i Komisionit, Margaritis Schinas gjatë konferencës së përditshme për shtyp.
Kryenegociatori i BE-së, Michel Barnier do të jetë i pranishëm në takimin me Juncker, sqaron Brukseli.
Nga ana e tij, zëdhënësi i May në një prononcim të shkurtër për mediat u shpreh se kryeministrja britanike do ta informojë presidentin e Komisionit Evropian për diskutimet që po mbahen në Britaninë e Madhe dhe të shihet mundësia sesi mund të ecet përpara.
Warning: Undefined variable $user_ID in /var/www/wptbox/wp-content/themes/zox-news/comments.php on line 49
You must be logged in to post a comment Login