Kosova

Tjetër fitore në transfertë, Kosova merr vendin e dytë, Zhegrova justifikon rikthimin

Published

on

Rikthimin pas pezullimit, Edon Zhegrova e ka shpërblyer me dy gola në ndeshjen e radhës që Kosova zhvilloi në Nations League.

Dardanët fituan me rezultatin 1-2 në transfertën përballë Lituanisë për të marrë dhe vendin e dytë në renditje në grupin e saj, pas Rumanisë.

Djemtë e Fodës treguan një angazhim maksimal në këtë ndeshje dhe treguan menjëherë se kishin hyrë në fushën e blertë vetëm me fitore.

Zhegrova duket se i sqaroi mosmarrëveshjet me teknikun dhe federatën dhe tregoi edhe njëherë përse lëvdatat në drejtim të tij nuk janë asnjëherë të tepërta.

Advertisement

Trending

Exit mobile version