Trump: Do jem prezent në Pakistan, bllokada detare amerikane mbetet në fuqi në Hormuz

albnews
By
1 Min Read

Shtetet e Bashkuara bëjnë me dije se bllokada detare amerikane në Ngushticën e Hormuzit do të mbetet akoma në fuqi.

Është presidenti amerikan Donald Trump i cili me anë të një njoftimi në rrjetet sociale se Ngushtica e Hormuzit është rihapur, por sqaroi se bllokada aktuale detare amerikane do të mbetet në fuqi “derisa transaksioni ynë me Iranin të jetë 100% i plotë”.

“Ky proces duhet të shkojë shumë shpejt, pasi shumica e pikave janë negociuar tashmë”, shkroi Trump në një postim me shkronja kapitale në platformën e tij Truth Social të premten.

Negociatori kryesor Pakistani ka intensifikuar përpjekjet ditët e fundit për të siguruar një raund të ri bisedimesh paqeje, pasi ai i fundit përfundoi në Islamabad gjatë fundjavës pa asnjë marrëveshje. Presidenti tha të enjten se do të merrte në konsideratë udhëtimin në Pakistan për të nënshkruar një marrëveshje paqeje nëse SHBA-të dhe Irani arrijnë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës.

“Do të shkoja në Pakistan”, u tha ai gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

“Nëse marrëveshja nënshkruhet në Islamabad, mund të shkoj”. Ai shtoi: “Ata duan që unë të shkoj”, përfundoi Trump.   

Share This Article