Presidenti amerikan Donald Trump tha sot në një bisedë me gazetarët se është “në rregull” që ekipi kombëtar iranian të luajë në Kupën e Botës në futboll, e cila do të mbahet në Amerikën e Veriut në qershor dhe korrik.
Kjo deklaratë erdhi pasi presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, tha se Irani do të jetë i pranishëm në turne dhe do të luajë në Shtetet e Bashkuara, raporton Reuters.
“Nëse Gianni e tha këtë, atëherë është në rregull. E dini çfarë? Le të luajnë”, u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale.
Mediat britanike raportuan më herët sot se pjesëmarrja e ekipit kombëtar iranian në Kupën e Botës është e pasigurt për shkak të luftës me SHBA-në dhe Izraelin.
Paolo Zampoli, i dërguari special i presidentit të SHBA-së, i tha Financial Times se i sugjeroi Trump dhe presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, që ekipi kombëtar italian të zëvendësojë Iranin në Kupën e Botës, raportoi BBC.

