Shqiperia

U gjet e braktisur në bodrumin e një pallati në Tiranë, foshnja në gjendje kritike për jetën. Detajet mbi ngjarjen

Published

on

Foshnja që u gjet sot e braktisur në bodrumin e një pallati në zonën e Yzberishtit në Tiranë, ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Sipas informacioneve, fëmija i porsalindur ndodhet në intubim.

Kujtojmë se ka qenë një banor i zonës që ka dëgjuar të qarat e bebes dhe ka njoftuar policinë.

Foshnja u gjet e mbështjelle me një batanije e lënë në tokë, ndërsa nuk dihet ende se kush është nëna e të porsalindurit apo kush e ka braktisur.

Advertisement

Ndërkohë janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë në zonën përreth për të zbuluar më shumë detaje se kush e brakisi foshnjën.

 “Më datë 08.11.2023, në bodrumin e një pallati në Yzberisht, është gjetur e braktisur një foshnjë e sapolindur.

Shërbimet e Policisë i kanë ofruar  menjëherë ndihmën e parë foshnjës, e cila është transportuar me automjetin e Policisë, së bashku me stafin mjekësor, në spital”, thotë policia.

Advertisement

Trending

Exit mobile version