Show - Biz

Uzuni eliminon Kastratin e Ademin nga “Championsi”

Published

on

Në takimin mes Ferencvarosit të Hungarisë dhe Dinamo Zagrebit të Kroacisë, ka qenë edhe përballje shqiptarësh.

Takimin e rundit të tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve e fitoi skuadra e Ferencvarosit, ku paraqitet Myrto Uzuni. Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë e eliminoi nga gara dyshen shqiptare të Dinamos, Lirim Kastratin dhe Arijan Ademin.

Që të tre luajtën për 90 minuta në duelin e të mërkurës mbrëma.

Gergo Lovrencsics shënoi i pari për vendësit në minutën e dytë. 11 minuta më pas, Myrto Uzuni shënoi në portën e vet gabimisht.

Advertisement

Megjithatë, 25-vjeçari e përmirësoi gabimin në pjesëlojën e dytë. Ai shënoi në minutën e 65-të. Ky gol ia siguroi hungarezëve kalimin tutje në fazën e plejofit të “Championsit”.

Kampioni kroat do të paraqitet në fazën e plejofit të Ligës së Evropës.

Advertisement

Trending

Exit mobile version