Bota

Vdes deputeti dhe miliarderi francez pas përplasjes së helikopterit

Published

on

Deputeti dhe miliarderi francez Olivier Dassault ka vdekur pas një përplasje të helikopterit në veri-perëndim të Francës.

Aksidenti ndodhi të dielën në mbrëmje në Normandy ku ai kishte një shtëpi pushimi, sipas burimeve të policisë, shkruan BBC.

Në postimin e tij, Presidenti Emmanuel Macron tha që Dassalut, 69 vjeçar, e donte Francën dhe vdekja e tij është një humbje e madhe.

Dassault ishte djali i industrialistit Serge Dassault, grupi i të cilit ndërton aeroplanë luftarakë Rafale dhe zotëron gazetën Le Figaro.

Advertisement

Ai u zgjodh në Asamblenë Kombëtare – dhoma e ulët e parlamentit të Francës – në 2002 dhe përfaqësoi zonën Oise të Francës veriore.

Deputeti, nga republikanët e qendrës së djathtë, u konsiderua njeriu i 361 më i pasur në botë – me vlerë prej 6.3 miliardë eurosh sipas Forbes.

“Olivier Dassault e donte Francën. Kapiten i industrisë, ligjvënës, zyrtar i zgjedhur lokal, komandant rezervë në forcën ajrore: gjatë jetës së tij, ai kurrë nuk pushoi së shërbyeri vendit tonë. Vdekja e tij e papritur është një humbje e madhe”, Tha Macron në Twitter.

Advertisement

Helikopteri që mbante Dassault u rrëzua afër Deauville rreth orës 18:00 thanë burimet për agjencinë e lajmeve AFP. Piloti gjithashtu vdiq, shtuan burimet. Askush tjetër nuk ishte në bord./kk/

Trending

Exit mobile version