Kosova
Veseli: Po i japim fund anarkisë me paga
Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se me Ligjin për Pagat do t’i japin fund anarkisë që ka mbizotëruar qe 20 vite në sektorin publik.
Veseli ka thënë se Ligji parasheh vetëm rritje, dhe se askujt nuk do t’i ulet paga ekzistuese.
Veseli përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se sot bashkë me Ligjin e Buxhetit, do të miratohet edhe Ligji i Pagave për sektorin publik.
Ai ka thënë se me këtë Ligj, pagat u janë rritur të gjithë mësimdhënësve, personelit shëndetësor, policëve, ushtarëve, shërbyesve civilë dhe të gjitha kategorive tjera në sektorin publik. Derisa ka shtuar se Ligji parasheh vetëm rritje, dhe se askujt nuk do t’i ulet paga ekzistuese.
Warning: Undefined variable $user_ID in /var/www/wptbox/wp-content/themes/zox-news/comments.php on line 49
You must be logged in to post a comment Login