Albania

VIDEO/ Hati i TikTok-ut ndalohet nga policia, i konfiskohet makina luksoze

Published

on

Hati, personazhi i famshëm i TikTok-ut, është ndaluar nga Policia Rrugore pas postimit të një videoje ku influencerja shihet në makinën e saj Porsche duke treguar se po ecën me shpejtësi.

“Bazuar në disa video të shfaqura në rrjetet sociale, ku shihet një automjet i cili nuk rregullon shpejtësinë e automjetit duke u bërë rrezik për vete dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës, me drejtues shtetasin J.S., si dhe shtetasen H.B., e cila drejton një automjet me fuqi motorrike më të madhe se ajo e lejuar sipas Kodit Rrugor, specialistët e Policisë Rrugore identifikuan dhe ndëshkuan me masë administrative këta dy shtetas si dhe bënë ndalimin administrativ të automjetit të shfaqur në video. Policia Rrugore apelon për respektimin e rregullave dhe fton qytetarët të denoncojnë shkeljet në 112”, lexohet në njoftimin e policisë.

https://albuktv.com/wp-content/uploads/2024/09/VID-20240912-WA0276.mp4

Trending

Exit mobile version