Albania

VIDEO/ Kryebashkiaku i Nju Jorkut bën shqiponjën, Adams: Djali im do të qëndrojë në Shqipëri

Published

on

Kryebashkiaku i Nju Jorkut Erik Adams mbajti një fjalim për shqiptarët e Amerikës, gjatë një ceremonie dedikuar festave të 28-29 Nëntorit.

Adams e nisi fjalën e tij duke sjellë në shembull shqiptarë të mrekullueshëm të Amerikës, të cilët ai i cilësoi pionierë të lëvizjes për të integruar shqiptarët në një botë aq të madhe sa Amerika.

“Djali im ishte në Shqipëri vitin e kaluar ku mori pjesë në një konkurs muzikor dhe fitoi. Ai më mori në telefon dhe më tha: Babi, nuk e di nëse do të kthehem në shtëpi. Unë e dua Shqipërinë dhe atë që ajo përfaqëson. Sa herë ai më shikon ma kujton këtë duke bërë simbolin e shqiponjës me duar. Faleminderit shqiptarë! Faleminderit!”, tha në fjalën e tij kryebashkiaku i Nju Jorkut.

https://albuktv.com/wp-content/uploads/2024/11/AQOJoSB6MggAbXjIxi2asxD-J1shUpgMpzj1Y-PmzTofGPeAQXR-51zYv7FOX5j7iwM63Ip7_M2XGM-wAjYvWjIq.mp4

Advertisement

Trending

Exit mobile version