Technologji

VIDEO/ Mediat malazeze publikojnë pamjet shqetësuese: Atentat ndaj bosit të mafias në Budva

Published

on

Shefi i një bande mafioze në Budvë të Malit të Zi është plagosur të enjten në një atentat ndaj tij në pishinën brenda një kompleksi hotelier në qytetin e Budvës.

Cak i atentatit është Marko Ljubisha, i njohur me nofkën ‘Kan’. Ljubisha, një shtetas malazez, është kreu i bandës së Budvës, i afërt me klanin famëkeq ‘Shkalar’.

Gazeta malazeze Vijesti.me i ka publikuar pamjet e atentatit.

https://albuktv.com/wp-content/uploads/2025/08/Uznemirujuci-snimak-Pokusaj-ubistva-Kana-u-Budvi.mp4

Një burrë i veshur me rroba të lehta, pantollona të shkurtra dhe me një çantë mbi shpatull, zbret nga shkallët e hotelit dhe i afrohet ‘Kanit’ dhe e qëllon me pistoletë, tregojnë pamjet filmike të publikuara nga Vijesti.

Advertisement

Videoja e shfaq sulmuesin duke zbritur tinëz shkallët, duke qëlluar bosin e bandës dhe duke ikur nga vendi i ngjarjes.

Marko Ljubisha u plagos, por jeta e tij nuk është në rrezik, sipas informatave fillestare nga policia malazeze.

‘Kan’ është etiketuar si një person me interes për sigurinë, emri i të cilit ka qenë i pranishëm në raportet e aktiviteteve kriminale në bregdetin malazez për vite me radhë.

Advertisement

Ai konsiderohet i afërt me klanin kriminal ‘Shkaljar’ dhe ndaj tij ishin organizuar tashmë tri atentate më parë nga klani rival i ‘Kavaçve’ në Mal të Zi.

Advertisement

Trending

Exit mobile version