Show - Biz

VIDEO/ Skandali në Bosnje, momenti kur Egnatia braktisi ndeshjen pas thirrjeve “Kosova është Serbi”

Published

on

Egnatia pësoi disfatë 1-0 ndaj Borac Banja Luka, ndeshja e parë e turit të parë të Champions League. Në Gradski stadion Banja Luka (Banja Luka), tensioni ishte i pranishëm që nga fillimi i ndeshjes, deri në vërshëllimën përfundimtare të arbitrit polak, Stefanski.

Gjatë sfidës, u shfaq harta e Kosovës me flamurin serb, ndërsa s’munguan thirrjet “Kosova është Serbi”. Futbollistët e Egnatias protestuan duke kërkuar ndërprerjen e  takimit, çka bëri që delegati i UEFA-s të zbresë në fushë për të sqaruar gjithçka.

https://albuktv.com/wp-content/uploads/2024/07/quot-kosova-eshte-serbi-quot-futbollistet-e-egnatias-braktisin-ndeshjen-pas-thirrjeve-raciste-anydownloader.com_.mp4

Gjithsesi, ndeshja filloi përsëri, pas disa minutash. Egnatia-Borac Banja Luka, “beteja” e kthimit, luhet pas disa ditësh.

Advertisement

Trending

Exit mobile version