Albania

Vrau 43-vjeçarin në lokalin e fshatit, arrestohet autori në Tropojë

Published

on

Policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar të vrasjes me armë zjarri të 43-vjeçarit 3 ditë në parë në Tropojë.

33-vjeçari u lokalizua në një banesë të braktisur, në bjeshkët e fshatit Markaj. Vrasja ndodhi më 22 nëntor në ambientet e një lokali në fshatin Dojan të Tropojës.

Flordian Mulaj qëlloi për moteve të dobëta me pistoletë 43-vjeçarin Artur Dauti, i cili për pasojë ndërroi jetë.

https://albuktv.com/wp-content/uploads/2024/11/WhatsApp-Video-2024-11-24-at-11.48.25-1.mp4

Njoftimi i Policisë Tropojë

Advertisement

Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur në fshatin Dojan.

Strukturat operacionale të DVP Kukës dhe ato të Komisariatit të Policisë Tropojë, si rezultat i kërkimeve dhe ndjekjes së pandërprerë policore, me mbështetjen e informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit F. M., 33 vjeç, banues në Bajram Curri.

33-vjeçari u lokalizua në një banesë të braktisur, në bjeshkët e fshatit Markaj.

Advertisement

Shtetasi F. M.,  dyshohet se më datë 22.11.2024, në fshatin Dojan, vrau me armë zjarri shtetasin A. D., 39 vjeç.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Advertisement

Trending

Exit mobile version