UK
Xhaka i mahnitshëm, fiton Arsenali
Futbollistët e Arsenalit kanë shënuar fitore si vendës kundër Manchester United në xhiron e 30-të të Premier Ligës angeze me rezultat 2:0.
Ky ishte duel shumë i rëndësishëm për të dy ekipet që luftojnë për pozitën që siguron Ligën e Kampionëve.
Arsenali tregoi lojë më të mirë nga ana taktike, derisa lojtarët e Unitedit dukeshin të lodhur pas takimit të vështirë në Ligën e Kampionëve kundër PSG-së në Paris.
Golat për ekipin fitues i shënuan Graniti Xhaka në minutën 12 dhe Aubameyang nga penalltia në minutën 69.
Arsenal renditet në vendin e katërt me 60 pikë.
Warning: Undefined variable $user_ID in /var/www/wptbox/wp-content/themes/zox-news/comments.php on line 49
You must be logged in to post a comment Login