UK

Xhaka kërkon falje për gabimin që i kushtoi me pikë Arsenalit

Published

on

Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka, ka kërkuar falje për gabimin në ndeshjen ndaj Burnleyt, gabim ky i cili i kushtoi me pikë “Topçinjve”.

Arsenali po udhëhiqte 1:0 në ndeshjen e xhiros së 27-të të Premier Leagues, kur Xhaka gabimisht qëlloi me top një futbollist të Burnleyt dhe topi i kthye përfundoi në rrjetën e Bernd Lenos. Ndeshja u mbyll baras 1:1.

“Mbaj duart lart për golin e tyre dhe më vjen keq për gabimin. Ky është futbolli dhe tani po ndihem i frustruar aq sa të gjithë ju”, ka shkruar ai në rrjete sociale drejtuar tifozëve të Arsenalit.

Në mbrojtje të Xhakës, pas takimit doli trajneri Mikel Arteta që arsyetoi gabimin.

Advertisement

Trending

Exit mobile version