Zbulohet një rrjet neonazist online në Itali, arrestohet 19-vjeçari, nën hetim edhe 9 të mitur

albnews
By
2 Min Read

Autoritetet italiane kanë goditur një rrjet të organizuar ekstremistësh neonazistë dhe antisemitë që vepronte online, duke çuar në arrestimin e një 19-vjeçari dhe kontrollin e disa të rinjve në të gjithë vendin.

Operacioni, i koordinuar nga prokuroria e Milanos dhe ajo për të miturit, përfshiu 15 kontrolle në disa rajone të Italisë. Nëntë prej personave të hetuar janë të mitur, çka ka ngritur shqetësime për përhapjen e ideologjive radikale tek të rinjtë.

Sipas hetimeve të strukturave të sigurisë, i riu i arrestuar, banues në Pavia, dyshohet se ishte organizatori dhe administratori i një grupi online të quajtur “Terza Posizione” një emër që i referohet grupit subversiv me të njëjtin emër të viteve 1970.

Në këtë hapësirë virtuale, me rreth 100 anëtarë, shpërndaheshin materiale me përmbajtje raciste dhe fetare, neonaziste dhe antisemitike, përfshirë minimizimin e Holokaustit dhe nxitje të urrejtjes ndaj hebrenjve.

Zbulohet një rrjet neonazist online në Itali, arrestohet

Hetuesit kanë zbuluar gjithashtu se në grup qarkullonin referenca për autorë atentatesh terroriste si Brenton Tarrant dhe Stephan Balliet, si dhe një ideologji e përzier e quajtur “ëhite jihad”, që bashkon elementë të ekstremit të djathtë me propagandë terroriste.

19-vjeçari dyshohet se ka hartuar edhe një “manifest” me pesë pika të titulluar ” Manifesti i Pozicionit të Tretë, me përmbajtje ekstremiste dhe plane për organizimin e grupeve vepruese në terren, megjithëse nuk rezulton të jenë realizuar akte konkrete dhune.

Gjatë kontrolleve, policia ka sekuestruar pajisje elektronike, materiale propagandistike, armë të ftohta dhe, në një rast, materiale që dyshohet se mund të përdoreshin për prodhimin e eksplozivëve.

Share This Article