1 i vdekur dhe 5 të plagosur pas rrëzimit të avionit në Teksas

Share

Një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur pasi një avion i vogël u rrëzua në një rrugë të ngarkuar në Laredo, Teksas.

Sipas autoriteteve lokale, në bord ndodheshin gjithsej gjashtë persona. Avioni u përplas në autostradën Loop 20 rreth orës 22:00 të së martës dhe menjëherë u përfshi nga flakët, duke shkaktuar një skenë kaotike në vendngjarje.

Dëshmitarë okularë thanë se pasagjerë u panë duke u përpjekur të dilnin nga mbetjet që digjeshin, ndërsa kalimtarë dhe shoferë të rastit ndaluan për të ndihmuar. Disa prej tyre tentuan të thyenin xhamat e avionit për të nxjerrë të bllokuarit.

Ngjarja ka tronditur zonën, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e rrëzimit.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit