• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Wednesday, May 14, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
101 vjetori marrëdhënieve SHBA – Shqipëri

101 vjetori marrëdhënieve SHBA – Shqipëri

by albnews
30 July, 2023
in Albania, Diaspora
0
2
VIEWS

Marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-së e kanë pikënisjen më 28 korrik të vitit 1922, pra njëqind e një vjet  më parë, atëherë kur ende shteti shqiptar sapo kishte rikonfirmuar pavarësinë.

Vendimi për lidhjen e marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka ardhur natyrshëm pas vetos që presidenti amerikan Thomas Woodrow Wilson vuri në konferencën e Paqes në Paris, duke i rikthyer pavarësinë Shqipërisë.

Presidenti pasardhës i Wilson-it, Warren Harding, emëroi si ambasador të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Ulysses Grant Smith, i cili e nisi misionin diplomatik më 4 dhjetor 1922.

Një diplomat që jo thjesht vuri gurin e parë kilometrik në një rrugë të gjatë të marrëdhënieve, por që ishte njëkohësisht i pari që ndriçoi shtetin amerikan se çfarë ishte Shqipëria, çfarë ishin shqiptarët dhe si mund ta ndihmonte Amerika Shqipërinë.
“Ky vend është shumë i varfër, njerëzit në përgjithësi janë të pashkolluar dhe të paushqyer, por çuditërisht përpara meje ndodhet kryeministri Fan Noli, i cili flet një anglishte harvardiane shumë më të mirë nga mua. Dhe unë ndjehem keq përpara tij”, shkruan Smith në kujtimet për punën si ambasador në vendin tonë.

Gjatë kohës së mbretërisë shqiptare, deri në vitin 1939 Shqipëria, Mbreti Zogu i I- ishte një komb i preferuar për SHBA-në aq sa dhjetëra amerikanë vërshuan në Shqipëri, në atë kohë jo vetëm si diplomatë, por edhe si biznesmenë, themelues shkollash e deri në investitorë ekspeditash për të zbuluar pasuritë e nëntokës sonë.

Kjo do të vazhdonte deri në vitin 1939, kur Shqipëria, me afro 1 milion banor atëherë e humbi pavarësinë e saj pas pushtimit të saj nga Italia dhe largimit të Mbretit Zog në egzil.

Ambasadori amerikan në atë kohë në Tiranë, Hugh Grant, i ofroi tre pasaporta amerikane Zogut: një për vete, një për mbretëreshën Geraldinë dhe një për Lekën e sapolindur.

Ambasada amerikane në Tiranë u mbyll zyrtarisht në 16 shtator 1939, ndërsa diplomati Grant u largua më 27 shtator.

Marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA, nuk u ndërprenë, deri në vitin 1946 megjithëse legatat e të dy vendeve ishin mbyllur.

Me ardhjen e komunistëve në pushtet, në zgjedhjet e para të pasluftës, bëhet fjalë për vitin 1946, votimet një partiake për partinë komuniste të Enver Hoxhës, bënë që zyrtarisht SHBA të mbyllin ambasadën e tyre në Tiranë, dhe për 52 vjet asnjë diplomat amerikan nuk vuri këmbë në Shqipëri dhe asnjë diplomat shqiptar nuk vuri këmbë në SHBA.

Regjimi i ri i instaluar në Shqipëri i lidhur me Stalinin, bëri atë që Enver Hoxha e shpalli Amerikën armikun numër një të popullit shqiptar dhe shtetin amerikan e cilësoi si imperialist dhe xhandarin e botës, për 45 vjet.

Më 15 mars të vitit 1991, marrëdhëniet diplomatike SHBA-Shqipëri u rikthyen. Ambasadori William Rajerson do të bëhej ambasadori i parë amerikan pas rivendosjes së këtyre marrëdhënieve, që do të shkonte në Tiranë.

Dhe, vetëm 3 muaj pasi ishte rihapur ambasada më 21 qershor 1991 sekretari amerikan i shtetit James Baker do të vizitonte Tiranën. Rreth gjysmë milion shqiptarë mbushën sheshin Skënderbej në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë duke i rezervuar një pritje madhështore, e cila është e ngulitur në memorien e të gjithë shqiptarëve.

Në ndërkohë që marrëdhëniet shqiptaro-amerikane do ta shënonin kulmin e tyre me vizitën historike të Presidentit George W. Bush më 10 qershor 2007, e para e një presidenti amerikan në detyrë, në Shqipëri. Pamjet e qytetarëve të Fushë-Krujës duke u shtyrë për të përqafuar presidentin Bush, i cili përballë entuziazmit të qytetarëve theu rregullat e sigurisë, do të ktheheshin në lajmin kryesor të televizioneve amerikane.

Sot, kur Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria festojnë 101 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, ehe 32 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA, mund të thuhet me plotë gojë se marrëdhëniet me SHBA janë më të mirat e mundshme që Shqipëria ka me një shtet, por nga ana tjetër janë këto marrëdhënie që i kanë dhënë një dimension tjetër kombit shqiptar në botë.

Një politikë dhe një marrëdhënie që në këtë korrik mbushi 101 vjet, mes Shqipërisë dhe SHBA në momentin dhe në rastin më të keq, ka qenë për 45 vjet se qeveria komuniste, Enver Hoxha dhe propaganda e tyre do mësonin popullin shqiptar që të quanin amerikanët , pra Shtetet e Bashkuara të Amerikës, armiqtë numër një në botë, të Shqipërisë. Ndërkohë që në më të mirën, e këtyre marrëdhënieve në këto tri dekada në liri shqiptarët janë cilësuar si populli më proamerikan në botë.

Ndërsa, Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria festojnë 101 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, dhe 32 vjetorin e ri-vendosjes së këtyre marrëdhënieve diplomatike, Ambasada Amerikane nëpërmjet rrjeteve sociale e ka ndarë mesazhin e vjetshëm të presidentit të SHBA, Joe Biden, drejtuar popullit shqiptar :

Mesazh urimi i Presidentit të 46-të, Joe Biden, drejtuar popullit shqiptar në vitin 2022, kur u shënua 100 vjetori i këtyre marrëdhënieve.

“Mbarë popullit shqiptar, i dërgoj urimet e mia më të përzemërta dhe miqësinë jetëgjatë të SHBA. Kur Shtetet e Bashkuara mbrojtën pavarësinë e Shqipërisë pas Luftës së Parë Botërore, u krijua një miqësi e përhershme midis popujve tanë. Një dashuri të përbashkët për lirinë dhe për vlerat e demokracisë, të cilat nuk u thyen kurrë dhe kur populli i Shqipërisë i qëndroi dekadave në diktaturë. Uroj që dy kombet tona të vazhdojnë të ndërtojnë mbi gjithçka që kemi arritur së bashku dhe të ofrojnë një të ardhme më të ndritshme dhe më shpresëdhënëse për fëmijët tanë”, shprehej Biden në mesazhin e tij në atë kohë”, thuhet në mesazhin e ambasadës së SHBA-së.

Ngjarja më kulmore në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, është parë në këto 101 vjet marrëdhënie diplomatike vizita historike e një Presidenti të SHBA, në Shqipëri. Ajo është bërë në 11 Qershor 2007 nga presidenti i atëhershëm George W. Bush, i cili në konferencë shtypi, me ish Kryeministrin Berisha nga Tirana, paralajmëroi, Serbinë, Rusinë, dhe aleatët e tyre, se SHBA, do t’a njohën pavarësinë e Kosovës.

Kurse, në vizitën e tij në 14 shkurt në Shqipëri, Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë: “Ne jemi miq … Ne jemi aleatë. Ne kemi interesa të mëdha të përbashkëta.”

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry, kur vizitoi Tiranën, u bë i pesti drejtues i Departamentit të Shtetit që vizitonte Shqipërinë, pas viteve ’90, rënies së regjimit komunist të Enver Hoxhës.

I pari zyrtar i lartë nga SHBA, Sekretar Shteti, që shkeli në Tiranë, ishte sekretari i atëhershëm James Beker (Xhejms Bejker), në vitin 1991, të cilit iu rezervua një pritje madhështore në Shqipërinë, e sapo dalë nga izolimi komunist. Gjysmë milioni njerëz pritën zyrtarin e lartë amerikanë në pritje të jashtëzakonëshme.

Vizita e dytë, e po një Sekretari Shteti, me “shkak” Kosovën, do të ishte në vitin 2000, e znj. Madelein Albright, ndërsa pak vite më vonë në vitin 2003 do të shkonte në Tiranë sekretari i atëhershëm Kolin Pauell, vizita e të cilit do të vendoste bazat e anëtarësimit të mëvonshëm të Shqipërisë në NATO.

Ndërsa në 1 nëntor 2012, Shqipërinë e vizitoi Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, në kuadër të një turneu në vendet e Ballkanit Perëndimor, që synonte nxitjen e reformave ekonomike dhe demokratike në këtë rajon, dhe konfirmonte marrëdhëniet e shkëlqyera të SHBA – Shqipëri.

Shqipëria, më shumë se një dekadë është një aleat i NATO-s, e cila sjell përgjegjësi të veçanta për rajonin e Ballkanit. Shqipëria, vazhdon të marrë hapa për t’u bërë më të integruar në institucionet euroatlantike, përfshirë reformat në drejtësi dhe ato të legjislacionit për të luftuar korrupsionin në çdo nivel.

Shtetet e Bashkuara thonë gjithmonë se mbështesin përpjekjet e Shqipërisë për të bërë qeverinë e saj më të përgjegjshme për qytetarët e saj.

Shqipëria ka bërë një rrugë të gjatë në tre dekadat e fundit në drejtim të ndërtimit të demokracisë dhe është e angazhuar në mënyrë të qartë në arritjen e më shumë arritjeve. Duke vepruar kështu, Shqipëria, thonë SHBA, mund të përforcoi edhe më shumë miqësinë e marrëdhëniet e shkëlqyera dhe të ketë pas vetes si përherë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.

Në emër të Presidentit Bush dhe të popullit Amerikan, unë vij këtu sot për të thënë ju do të thoshte në atë fjalimin e tij historik ish sekretari i shtetit James Baker, në Tiranë : “Liria punon!” do tu thoshte Sekretari i Shtetit James Baker, përmes përkthyesit të tij, shefit të shërbimit shqiptarë Zëri i Amerikës Elez Biberaj, për të inkurajuar Shqipërinë të ecte drejt lirisë dhe demokracisë.

Previous Post

Dhunoi familjen Kaçi në Hamallaj dhe qëlloi me armën e shërbimit në ajër, arrestohet gardisti Martin Nikolla

Next Post

Jay-Z planifikon të blejë Tottenhamin pas arrestimit nën akuza për mashtrim të Joe Lewis

albnews

albnews

Related Posts

Berisha denoncon Ramën: I gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg për mbështetjen e ndërkombëtarëve
Albania

Berisha denoncon Ramën: I gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg për mbështetjen e ndërkombëtarëve

14 May, 2025
Shqipëria në finalen e Eurovision, mediat serbe shpërthejnë: Provokim i pastër, tregoi shqiponjën me dy koka
Albania

Shqipëria në finalen e Eurovision, mediat serbe shpërthejnë: Provokim i pastër, tregoi shqiponjën me dy koka

14 May, 2025
Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit
Albania

Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit

14 May, 2025
Next Post
Jay-Z planifikon të blejë Tottenhamin pas arrestimit nën akuza për mashtrim të Joe Lewis

Jay-Z planifikon të blejë Tottenhamin pas arrestimit nën akuza për mashtrim të Joe Lewis

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Berisha denoncon Ramën: I gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg për mbështetjen e ndërkombëtarëve

Berisha denoncon Ramën: I gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg për mbështetjen e ndërkombëtarëve

14 May, 2025
Shqipëria në finalen e Eurovision, mediat serbe shpërthejnë: Provokim i pastër, tregoi shqiponjën me dy koka

Shqipëria në finalen e Eurovision, mediat serbe shpërthejnë: Provokim i pastër, tregoi shqiponjën me dy koka

14 May, 2025
Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit

Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit

14 May, 2025
Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

14 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4701 shares
    Share 1880 Tweet 1175
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2393 shares
    Share 957 Tweet 598
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM