Rama: Kush ndërton vetë shtëpi në fshat, ka 20 mln lekë në dorë
Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama prezantoi disa nga vendimet e qeverisë për të prekurit nga tërmeti.
Rama bëri të ditur se për ata banorë që banesa u është shembur në fshat dhe që duan ta ndërtojnë vetë, shteti do t’u japë në dorë 20 milionë lekë të vjetra.
Rama ka thënë se qeveria do të kompensojë “100% të qirasë për një vit për ata që nuk kanë strehë, 65% e njerëzve në nevojë hyjnë në ditët në vijim, ky proces, Ogerta, duhet ndjekur nga ti, pavarësisht se bashkia Tiranë e ka përgjegjësinë direkte. Thjesht një sy nga ana e qeverisë është i nevojshëm. Sot e vijim do të akomodohen të prekurit nga tërmeti i shtatorit. Të bëhet gati për shtëpitë individuale. Për ata që janë në fshat dhe duan të ndërtojnë vetë shtëpitë t’u japim financim, mesatarisht 20 mln lekë të vjetra, pasi fitojnë kohë dhe nuk rrinë të presin të vijë dikush, por me një supervizionim që të garantojë të gjithë parametrat. Shtëpitë individuale së bashku me komunitetin dhe shoqatat e solidaritetit, rruga tjetër me para në dorë për ata që paraqiten dhe duan të ndërtojnë vetë shtëpinë”.