ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Fushata zgjedhore në Kosovë, kandidatët për kryetarë komunash përballen më 12 tetor 4 hours ago
KLGJ letër Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme: Të shtohet numri i policëve brenda gjykatave dhe gjatë seancave gjyqësore 4 hours ago
KQZ prezanton raportin vjetor, Celibashi: 50 nga 132 parti politike dorëzuan raportet financiare 4 hours ago
Von der Leyen: Putini nuk e fsheh përbuzjen e tij për BE-në, dëshiron të ndajë Evropën 5 hours ago
I dënuar në Brazil për vrasje, kapet në Rinas 51-vjeçari brazilian 5 hours ago
Next
Prev
Home Albania

5 mijë emigrantë u lanë jashtë votimit në 25 prill

albnews by albnews
25 June, 2021
in Albania
0
5 mijë emigrantë u lanë jashtë votimit në 25 prill
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi gjatë prezantimit në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë të raportit vjetor për veprimtarinë e KQZ-së gjatë vitit 2020, deklaroi në Kuvend se 5 mijë emigrantë u lanë jashtë procesit të votimit për zgjedhjet e 25 prillit.

Ai shtoi se 5 mijë qytetarët me të drejtë vote deklaruan adresën e tyre të përhershme jashtë shtetit dhe janë ligjërisht votues emigrantë, por kësaj radhe nuk e patën të drejtën e votës.

RelatedPosts

I dënuar në Brazil për vrasje, kapet në Rinas 51-vjeçari brazilian

Hyn në fuqi SEPA, Gonzato: Formalizon ekonominë dhe forcon lidhjet me BE. Sejko: Historike për tregun financiar shqiptar

Kërcënon xhaxhai i vrasësit të gjyqtarit Kalaja: Ai që më dënon nipin do të përballet me plumba, kemi nisur luftë

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha se mungesa e konsensusit të gjithë faktorit politik ishte arsyeja pse nuk votuan emigrantët.

“Ishte çështje kohe dhe e mungesës së konsensusit të gjithë faktorit politik mbi rregullat që duhet të miratonte KQZ. Kemi të regjistruar rreth 5 mijë qytetarë me të drejtë vote që kanë deklaruar adresën e tyre të përhershme, pra votues ligjërisht emigrantë. Ky është numri. Ata u lanë jashtë, ishte çështje kohe”, tha ai.

“KQZ ka përpunuar të gjitha të dhënat që janë marrë nga emërimet dhe lëvizjet e anëtarëve të komisioneve të niveleve të ndryshme dhe rezulton se ndryshimi është bërë një trend i konsoliduar që ndikon drejtpërdrejtë në mënyrën e administrimit të proceseve zgjedhore. Kodi Zgjedhor ka parashikime në lidhje me ushtrimin e të drejtës së votës të emigrantëve, por vetëm kaq, pasi i gjithë seti tjetër i rregullave në këtë aspekt nuk është i plotësuar”, tha ndër të tjera Celibashi.

Celibashi raportoi për punën e KQZ-së gjatë vitit 2020.

“Veprimtaria e KQZ për 2020 ka qenë e varur dhe kushtëzuar nga kushtëzimet e debatet për pandeminë e kodin zgjedhor. Në fokus qendror për 2020 ka qenë plotësimi dhe reflektimi e qasja ndaj rezolutës së Kuvendit në lidhje me raportin për 2019. Sipas rezolutës, është kërkuar nga KQZ të miratojë një databazë në lidhje me shtetasit shqiptarë me të drejtë vote të angazhuar në administratën zgjedhore”, vuri në dukje ai.

Sipas tij, KQZ ka miratuar 83 formularë vetëdeklarimi për vakancat në këshillin bashkiak, 39 kandidatë janë burra dhe 33 kandidate gra. Në 2020 refuzuan depozitimin e formularit të vetëdeklarimit 38 kandidatë të subjekteve politike.

“KQZ emëroi 34 auditues për zgjedhjet e 30 qershorit, për shpenzimet në fushatë. Ekspertët financiarë duhet të dorëzonin raportet. 22 parti nga 36 në zgjedhje depozituan raportin financuar për shpenzimet në fushatë. Në përfundim të këtij procesi, janë vetëm 14 parti që e dorëzuan brenda afatit, të tjerat më vonë. KQZ iu dorëzuan fonde, sipas ligjit përkatës, nga tetori deri në 31 dhjetor për 2020 më së shumti kjo veprimtari konsiston me përgatitjet e zgjedhjeve të 25 prillit. Hartuam plan veprimi. Ndryshimet e shumta të bëra në Kodin Zgjedhor, 7 muaj para zgjedhjeve, diktuan detyra në periudhë mjaft të shkurtër”, vijoi Celibashi.

“Fokusi kryesor në këtë periudhë ishte realizimi projekti i identifikimit biometrik dhe votimi elektronik. Vlerësojmë bashkëpunimin e KQZ me partnerët ndërkombëtare. Qeveria na mbështeti me buxhet. Në përfundim mund të thuhet se KQZ përmbushi të gjitha detyrimet nga Kodi Zgjedhor, përfshirë këto në rezolutën përkatëse’’, tha Celibashi.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Fushata zgjedhore në Kosovë, kandidatët për kryetarë komunash përballen më 12 tetor

Fushata zgjedhore në Kosovë, kandidatët për kryetarë komunash përballen më 12 tetor

7 October, 2025
KLGJ letër Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme: Të shtohet numri i policëve brenda gjykatave dhe gjatë seancave gjyqësore

KLGJ letër Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme: Të shtohet numri i policëve brenda gjykatave dhe gjatë seancave gjyqësore

7 October, 2025
KQZ prezanton raportin vjetor, Celibashi: 50 nga 132 parti politike dorëzuan raportet financiare

KQZ prezanton raportin vjetor, Celibashi: 50 nga 132 parti politike dorëzuan raportet financiare

7 October, 2025
Von der Leyen: Putini nuk e fsheh përbuzjen e tij për BE-në, dëshiron të ndajë Evropën

Von der Leyen: Putini nuk e fsheh përbuzjen e tij për BE-në, dëshiron të ndajë Evropën

7 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result