• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, May 10, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
90-vjetori i rënies tragjike të At Shtjefën Gjeçovit

90-vjetori i rënies tragjike të At Shtjefën Gjeçovit

by albnews
18 October, 2019
in Albania, Kosova
0
12
VIEWS

Emëri Shtjefën për mua është shumë i dashur dhe i respektuar. Në vendlindjen time emëri Shtjefën nuk ishte i zakonshëm. Për mua personalisht ishte emër shumë i bukur, ngase festa e bjeshkatarëve e cila gjithmonë bie më 3 gusht quhet Dita e Shën Shtjefnit. Të gjithë ishim të lumtur për këtë festë shumë të gëzuar. Këtë festë e bënte të mrekullueshme pjesëmarrja e familjarëve nga vrrini.

Mysafirët e Shtjefnit ishin nga viset e ndryshme të Malësisë. Për këtë emër të madh të kulturës shqiptare mësova për herë të parë në Kosovë. Deri në vitin 1966 ky kolos i kulturës shqiptare ishte i ndaluar në Kosovë. Rapsodët tonë në Malësi kur këndonin këngë trimërie përmendnin edhe për Kanunin e Lekë Dukagjinit. Në Malësinë tonë për Ungjillin dhe për Kanunin flitej më shumë. Malësorët shqiptarë kishin shumë respekt për pleqnarët dhe interpretuesit e Kanunit. Në mesin e viteve 60′ Profesor Syrja Pupovci kishte mbrojtur në Universitetin e Beogradit me notë të shkëlqyeshme disertacionin e doktoratës me titull: “Marrëdhëniet juridiko civile në Kanunin e Lekë Dukagjinit”. Në vitin 1968 Kanuni i Lekë Dukagjinit ishte lëndë mësimore në Fakultetin e Drejtësisë në Prishtinë, natyrisht se profesor i kësaj lënde të të Drejtës kanunore ishte profesori i lartpërmendur. Për Kanunin e Lekë Dukagjinit kisha mësuar edhe nga botimet e “Hyllit të Dritës” revistë kjo e cila gjendej në Institutin Albanologjik të Prishtinës. Kurdo citohej Kanuni përmendej edhe At Shtjefën Gjeçovi. Dijetarët e Kosovës e cilësonin si Monument të Kulturës Shqiptare. Ata shkruanin e flisnin me shumë respekt për këtë prelat të Kosovës, që ishte pasardhësi me i denjë i Pjetër Budit dhe Pjetër Bogdanit. Për Shtjefën Gjeçovin kisha mësuar shumë edhe nga botimet në revistën “Shëjzat” të Ernest Koliqit, sidomos nga studimet e At Zef Valentinit. Dashurinë për Gjeçovin dhe Kanunin e Lekë Dukagjinit i solla në Amerikë para pothuajse një gjysmë shekulli.

Përshkrimi i Faik Konicës gjatë vizitës që i kishin bërë At Gjeçovit në Gomsiqe më kishte frymëzuar edhe më shumë për të bërë diçka për këtë Kanun. Faik Konica shkruante në gazetën “Dielli” të Bostonit se i kishte parë me sytë e tij 3000 (tri mijë) faqe të daktilografuara për Kanunin e Lekë Dukagjinit, pastaj Gjeçovi i kishte treguar Konicës shumë artefakte të kohës ilire, bile edhe një enë e cila quhej “lakromonium”, të cilën ilirët e përdornin për të derdhur lot kurdo ishte rasti. Konica e Fishta kishin bërë 6 orë udhë me kuaj prej Shkodrës deri në famullinë e Gjeçovit në Gomsiqe. Konica kishte thënë se kjo famulli mbase një ditë ka për t’u quajtur Shën Gomsiqja e Gjeçovit.

Duke shfletuar gazetën “Dielli” të viteve 50′ e 60 kisha hasur shumë shkrime në anglisht nga autorë amerikanë për Kanunin e Lekë Dukagjinit. Ato botime ishin artikuj shumë mirë të studiuara nga profesorë universitetesh amerikane. Edhe gazeta “The New York Timës” në shkrime për Kosovën dhe Shqipërinë kishte bërë analiza edhe për Kanunin. Bile në vjeshtë të vitit 1986 gazetari i njohur i kësaj të përditshme, David Binder, që në fillim të viteve 60′ kishte qenë korrespondent në Beograd, kishte shkruar disa fjalë të mbrapshta, dhe këto i kishte dëgjuar nga Halit Tërnavci. Para se të shkonte në Kosovë kisha biseduar për mundësinë e takimit me dijetarët seriozë shqiptarë të Kosovës. Zoti Binder nuk kishte takuar asnjërin prej tyre. Ai kishte bërë të kundërtën dhe biseda me disa besnikë të pushtetit ishte pasqyruar keq në gazetën “The New York Timës”. Sipas atyre përshkrimeve Kanuni ishte një vepër barbare. Më mundonin shpirtërisht ato fjalë denigruese për Kanunin e Lekë Dukagjinit, për të cilin Ismail Kadare kishte thënë në “Prillin e thyer”se është kodi më i mrekullueshëm në botë pas “Kodit të Hamurabit”.

Në vjeshtën e vitit 1988 kisha biseduar me Profesorin e Universitit Columbia, Leonard Fox, i cili kishte studiuar gjuhën shqipe në Universitetin e Mynihut,në Katedrën e Albanologjisë të cilën e drejtonte Profesor Dr. Martin Camaj. Leonard Fox qysh në rini kishte shfaqur interesim për gjuhën shqipe dhe studimet shqiptare. Në New York kishte lidhje me Profesor Dr. Rexhep Krasniqin dhe me disa dijetarë të tjerë shqiptaro-amerikanë. Ata i kishin dhënë udhëzimet e duhura për studimin e gjuhës shqipe. Pas studimeve albanologjike në Gjermani për disa vjet kishte punuar për ” Evropën e Lirë”. Profesor Leonard Fox kishte njohuri të mrekullueshme për gjuhën shqipe. Një ditë prej ditësh bisedova me të për mundësinë e përkthimit anglisht të Kanunit të Lekë Dukagjinit. Ai tha se kishte këtë ide prej pothuajse dy dekadash, por nuk kishte gjetur mbështetje financiare për një punë të tillë. Pas disa muajsh arritëm marrëveshjen në lidhje me përkthimin e kësaj vepre të rëndësishme të kulturës dhe traditës shqiptare. Profesor Fox kishte angazhuar në punën e përkthimit dy bashkëpunëtorë amerikanë dhe 2 shqiptarë në këtë ndërmarrje tepër të vështirë. Gjuha shumë e vjetër e Kanunit ishte tepër e vështirë për një përkthim serioz. Por për fat Profesor Fox kishte gjetur mbështetjen e Profesor Martin Camaj. Por mbështetjen e vërtetë e kishte gjetur tek dijetari (scholar) dhe publicisti i mirënjohur shqiptar Anton Logoreci. Ky gazetar i njohur i shkollës angleze “London School of Economics”, kishte marrë përsipër redaktimin e gjuhës anglishte në Kanun. Anton Logoreci e kishte përgëzuar për këtë punë të guximshme, duke shtuar: “Pavarësisht se jam nga Veriu i Shqipërisë kurrë nuk kam pas guxim të ndërmarrë një hap të tillë”. Në këtë botim janë përkthyer anglisht të gjitha shënimet dhe fundnotat e gjuhës latine, gjë që i mungojnë botimit shqip të Kanunit në Shkodër të vitit 1933. Shumë intelektualë shqiptarë dhe të huaj e kishin përgëzuar Profesor Fox për këtë punë kolosale. Dy tri ditë pas daljes nga shtypi I kisha dërguar një kopje Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe një kopje Ismail Kadaresë, i cili më vonë e kishte uruar zotin Fox për këtë punë tepër serioze.

Kjo vepër doli nga shtypi në fillim të vitit 1989 me rastin e 60-vjetorit të rënies tragjike të At Shtjefën Gjeçovit. Bile një promovim I thjeshtë u bë në Universitetin Fordham disa orë para se të fillonte simpoziumi për 300-vjetorin e vdekjes së Imzot Pjetër Bogdanit. Atë ditë ishte në dispozicion për të interesuarit. Shqiptarët e Amerikës ishin shumë kuriozë për këtë vepër. Botimi shqip paralelisht anglisht ishte sugjeruar nga Profesor Martin Camaj. Kështu i kishin botuar veprat e veta disa shkrimtarë të Mesjetës por në atë kohë botimet ishin shqip-latinisht. Kështu ishin botuar veprat e Pjetër Bogdanit. Nga ky botim të huajt mund të mësojnë shumë nga gjuha shqipe,ngase duket si një lloj fjalori. Në këtë vepër ishin botuar hyrjet shumë të studiuara të Profesor Martin Camaj dhe të Leonard Fox. Disa javë më vonë specialisti i çështjeve ballkanike Victor Meier kishte botuar në të përditshmen Frankfurter Allgemeine Zeitung” një recension të veçantë,duke u përqëndruar tek rëndësia e besës shqiptare,dhe se shqiptarët do të çlirohen nga pushtimi sërb nëqoftëse në luftën e tyre për liri vënë në veprim besën shqiptare. Edhe gazetat e tjera evropiane dhe disa amerikane kishin botuar recensione për këtë botim. Të gjithë e kishin quajtur përkthim të suksesshëm, bile për këtë Martin Camaj më shkruante ato ditë një letër përgëzimi. Kanuni është përkthyer në shumë gjuhë të huaja, por ato përkthime nuk kanë pasur sukses. Ekspertët amerikanë të gjuhës juridike e vlerësojnë shumë këtë përkthim. Disa nga ata thonë se tingëllon anglisht si të ishte hartuar fillimisht në këtë gjuhë.

Disa javë pas botimit i kisha dërguar dhuratë një kopje gazetarit David Binder të “The New Yrok Times”. Pas disa javësh më kishte dërguar një letër të shkëlqyeshme urimi për këtë botim, bile në atë letër e krahasonte Kanunin e Lekës me Testamentin e Vjetër. Më vonë ky gazetar i përmendur amerikan kishte botuar një shënim të gjatë në këtë gazetë, bile kishte cituar gjykatësin federal amerikan Robert Sweet për interpretimet e tij rreth Kanunit. Pas rënjes së diktaturës Robert Sweet kishte vajtur disa herë në Shqipëri për t’u dhënë udhëzime juristëve shqiptarë. Ai kishte cituar edhe një zyrtar të lartë të Shtëpisë së Bardhe i cili kishte njohuri të gjëra për Shqipërinë. Kanuni është cituar në shumë botime anglisht për Shqipërinë dhe Kosovën. Disa kanale televizive kanë bërë komente pastaj kanali televiziv “National Geographic” kishte bërë një film dokumentar për Kanunin dhe virgjëreshat shqiptare. Revista e famshme botërore “Vanity Fair” para shumë vjetësh në një ese të gjatë për Dukagjinin dhe Ramush Haradinaj e kishte filluar shkrimin me një prej neneve kryesore të Kanunit të Lekë Dukagjnit.

Universitetin “Washington Lee” Kanuni ishte lëndë mësimi. Tema ishte: “Koncepti i Nderit në Kanunin e Lekë Dukagjinit (Concept of Honor in the Code of Lekë Dukagjini). Gjykatat amerikane dhe evropiane shumë herë i referohen Kanunit nëpër proceset e ndryshme gjyqësore. Mua si botues shumë herë më janë drejtuar për interpretime të ndryshme, pavarësisht se nuk jam ekspert i kësaj fushe. Unë u kam dhënë opinionet e mia si shqiptar dhe kurrgjë më shumë. Bile prokurorja e famshme e New Yorkut tani drejtuese e një rubrike në televizionin Fox News Jeanine Pirro më është drejtuar disa herë për interpretime të disa neneve të Kanunit. vitin 1997 dhe 1998, ishte fjala për një krim monstruoz midis dy familjeve shqiptare që kishte ndodhur në Westchester të New Yorkut në vitin 1986.

Viti 1999 kishte qenë viti më tragjik në historinë e Kosovës. Ky vit tragjik ishte edhe 70-vjetori i rënies tragjike të At Shtjefën Gjeçovit. Nga ato që kisha lexuar për Gjeçovin dhe Kanunin e Lekë Dukagjinit më lindi ideja për një konferencë shkencore në Universitetin Fordham të New Yorkut. Ky universitet është katolik ndër më të njohurit në Shtetet e Bashkuara dhe një qëndër e njohur akademike. Ishte shumë e përshtatshme për emërin e këtij burri të madh të kombit shqiptar. Konferenca për At Gjeçovin u zhvillua me 14 tetor 1999, duke filluar në ora 10 të mëngjesit. Në këtë simpozium kishin marrë pjesë përtkthyesi i Kanuit anglisht Profesor Leonard Fox, dijetari mbase më madh i këtij Kodi, japonezi nga Fukuoka Dr. Kazuhiko Yamamoto. Leonard Fox dhe Kazuhiko Yamamoto u shquan me kumtesat e tyre. Folësi i parë ishte Patër Zef Pllumbi. Pavarësisht se ishte ftuar nergut për këtë konferencë Patër Zefi nuk ishte përgatitur fare. Ai foli dy minuta dhe kurrëgjë më shumë. Të gjithë prisnin një mrekulli prej tij ngase ishte ftuar këtu si meshtar françeskan. Në këtë konferencë u shquan edhe dy zonja, njëra angleze Andrea Young dhe avokatja amerkane Kathy Imholtz e cila në atë kohë jetonte dhe punonte në Tiranë. Kathy Imholtz avokate nga Universiteti Harvard kishte nje respekt të madh për Code of Leke Dukagjini dhe për traditën jurdike të popullit shqiptar. Edhe juristi i mirënjohur nga Tirana Profesor Dr. Ismet Elezi ishte dalluar me kumtesën e tij shumë të përgatitur. Në këtë konferencë ligjëruan edhe Pal Doçi, pastaj Anton Çefa dhe Agron Alibali edhe ata dhanë një kontribut të dukshëm për jetën dhe verprën e At Shtjefën Gjeçovit. Në këtë konferencë kishin ardhur për të marrë pjesë nga Washingtoni Dr.Elez Biberaj dhe Fran Shkreli. Zëri i Amerikës kishte intervistuar disa prej dijetarëve që ligjëruan atë ditë në Universitetin Fordham. Vlen për të shënuar se ishin ftuar edhe Profesor Ejup Statovci dhe Profesor Zef Mirdita,por për shkaqe personale nuk kishin pas mundësi të marrin pjesë. Kisha ftuar edhe Nua Gjon Marka Gjonin i cili jetonte në New York, por kur mori vesh se do të merrte pjesë Pal Doçi e refuzoi ftesën tonë ngase e konsideronte armik të Familjes së Gjon Marka Gjonit. Në atë rast i kërkova falje ngase nuk kisha dijeni për këtë problem. Dua të shtoj se Nua Gjon Marka Gjoni kishte njohuri të gjëra për Kanunin. Kjo Konferencë shkencore ishte organizuar për të nderuar këtë burrë gjigant të fesë dhe kulturës shqiptare. At. Shtjefën Gjeçovi është njëra ndër figurat më të ndritura të kulturës sonë kombëtare. Është prelat, është patriot e martir. Qëndron pranë atyre që vunë themelet e kulturës kombëtare. Nderimet në Kosovë për Gjeçovin në Zym të Hasit janë bërë tradicionale. Kjo traditë e shkëlqyeshme vazdon për pothuajse një gjysmë shekulli. At Shtjefën Gjeçovi është martir i kishës dhe i kombit. Nuk e dijmë nëse i është bërë kërkësa Selisë së Shejtë për martirizimin e tij. Martirizimin e tij e kishte profetizuar 100 vjet më parë Faik Konica kur kishte thënë se një ditë famullia e tij do të quhet “Shën Gomsiqja e Gjeçovit”. Shtatorja e tij do të qëndronte bukur para Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ashtu siç do të qëndronte edhe emri i tij në ndonjë universitet ose kolexh të Kosovës. Në botën e huaj asnjë vepër kulturore e kombit shaqiptar nuk është më e nderuar se Kanuni i Leke Dukagjiit të cilin e kishte kodifiuar At Shtjefën Gjeçovi. Për këtë vepër monumentale të kulturës shqiptare Universiteti i Leipzig menjëherë pas dekjes i kishte dhënë titullin doktor nderi (doctoris honoris causa). At. Shtjefën Gjeçovi ishte injoruar nga Presidenti shqiptar Bujar Nishani gjatë vizitës së Papa Françeskut në Tiranë. Në fjalimin e tij zoti Nishani kishte përmendur At. Fishtën por jo At. Gjeçovin. Mendojmë se është gabim nëse injorohet ky gjigant i kulturës sonë kombëtare. Shtjefën Gjeçovi ishte prelat, ishte patriot dhe martir. At Gjergj Fishta ishte poet e patriot por jo martir e hero, siç kishte qënë At. Shtjefën Gjeçovi. Ai kishte punuar, ishte lutur Zotit natë e ditë për shpëtimin e Kosovës dhe më në fund ishte vrarë nga ata që e vrasin popullin shqiptar tash 1300 vjet. Ora 3 pas dite e 14 tetorit 1929 është njëra prej orëve më tragjike gjatë gjithë historisë së kombit tonë. Kurdo e shoh figurën e tij më kujton martirin e parë të krishtërimit Shën Shtjefnin. Ky yll drite duhet të shëndrisë në qielllin e Arbërisë. Emëri i tij duhet të gdhëndet me gërma të arta në Panteonin e Kombit. Me 14 tetor 2003 kisha udhëtuar nga New Yorku për në Zym të Hasit për të marrë pjesë në orët përkujtimore, bile aty mbajta një fjalim për këtë legjendë të racës arbërore. E kujtoj me dashuri e respekt njësoj si të kishte qënë prindi im. Jam shumë I lumtur që i bëra disa shërbime këtij titani shqiptar. Paqe në amshim o shpirt i ndritur/ Gjekë Gjonlekaj/New York.

Previous Post

Kosova në fazën e dytë të kualifikimeve për Botërorin në futsall

Next Post

Xhudo kosovare nuk ngopet, medalje edhe nga Kampionati Botëror

albnews

albnews

Related Posts

Berisha: Ne që përmbysëm dikur një diktaturë, ne do përmbysim këtë diktaturë! Ne që anëtarësuam Shqipërinë në NATO, do anëtarësojmë Shqipërinë në BE
Albania

Berisha: Ne që përmbysëm dikur një diktaturë, ne do përmbysim këtë diktaturë! Ne që anëtarësuam Shqipërinë në NATO, do anëtarësojmë Shqipërinë në BE

9 May, 2025
Vjosa Osmani: BE duhet t’ia heqë masat Kosovës dhe t’i ndalë politikat akomoduese ndaj Serbisë
Kosova

Vjosa Osmani: BE duhet t’ia heqë masat Kosovës dhe t’i ndalë politikat akomoduese ndaj Serbisë

9 May, 2025
PD nxjerr emra, denoncon shkelje masive në procesin zgjedhor
Albania

PD nxjerr emra, denoncon shkelje masive në procesin zgjedhor

9 May, 2025
Next Post
Xhudo kosovare nuk ngopet, medalje edhe nga Kampionati Botëror

Xhudo kosovare nuk ngopet, medalje edhe nga Kampionati Botëror

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Berisha: Ne që përmbysëm dikur një diktaturë, ne do përmbysim këtë diktaturë! Ne që anëtarësuam Shqipërinë në NATO, do anëtarësojmë Shqipërinë në BE

Berisha: Ne që përmbysëm dikur një diktaturë, ne do përmbysim këtë diktaturë! Ne që anëtarësuam Shqipërinë në NATO, do anëtarësojmë Shqipërinë në BE

9 May, 2025
Franca po ndërton “bishën” e detit, aeroplanmbajtësja më e madhe në Europë

Franca po ndërton “bishën” e detit, aeroplanmbajtësja më e madhe në Europë

9 May, 2025
Shpërthime të forta në aeroportin ndërkombëtar të Kashmirit – India dhe Pakistani në prag lufte?

Shpërthime të forta në aeroportin ndërkombëtar të Kashmirit – India dhe Pakistani në prag lufte?

9 May, 2025
Vjosa Osmani: BE duhet t’ia heqë masat Kosovës dhe t’i ndalë politikat akomoduese ndaj Serbisë

Vjosa Osmani: BE duhet t’ia heqë masat Kosovës dhe t’i ndalë politikat akomoduese ndaj Serbisë

9 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4669 shares
    Share 1868 Tweet 1167
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2376 shares
    Share 950 Tweet 594
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1857 shares
    Share 743 Tweet 464
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1806 shares
    Share 722 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1693 shares
    Share 677 Tweet 423
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM