ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
5 arsyet pse ndiheni të lodhur edhe kur hani shëndetshëm 39 minutes ago
Megan Fox rrëfen periudhën e vështirë gjatë xhirimeve të “Jennifer’s Body”: Isha e humbur dhe plot zemërim 43 minutes ago
David dhe Victoria Beckham shijojnë drekë familjare në Miami mes tensioneve me fqinjët në Britani 1 hour ago
Milei flet për një mrekulli, partia e ekstremit të djathtë fiton zgjedhjet në Argjentinë 2 hours ago
Një helikopter dhe një aeroplan i Marinës Amerikane u rrëzuan në Detin e Kinës Jugore 2 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Përdorimi i fjalëve të huaja po dëmton gjuhën shqipe

albnews by albnews
22 February, 2021
in Albania
0
Përdorimi i fjalëve të huaja po dëmton gjuhën shqipe
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Gjuha shqipe, që prej periudhës së dokumentimit të saj në formën e shkruar, i është nënshtruar një evolucioni të vazhdueshëm. Që në veprat e autorëve të hershëm ruajtja, pasurimi dhe zhvillimi i gjuhës ka qenë një shqetësim kryesor.

Por si është gjuha shqipe në ditët e sotme? Cilat janë sfidat e saj përballë trysnisë së globalizmit?

RelatedPosts

Bllokohet Kakavija dhe Qafë Bota, doganierët grekë në grevë

Këmbimi valutor 27 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

Korrupsioni i zyrtarëve të lartë të BE-së përfshihet në rishikimin e Kodit Penal shqiptar, dënime të rënda për ata që ofrojnë apo kërkojnë favorizime

Për të identifikuar problemet e gjuhës, gjuhëtarët kanë folur për të kuptuar më mirë se çfarë po ndodh me gjuhën sot.

Për studiuesen Mimoza Kore një ndër problemet e gjuhës është shpërdorimi nga ligjëruesit e saj.

“Gjuha jonë është pasuria më e madhe që kemi trashëguar, i vetmi shënjues etnik që bashkon gjithë shqiptarët, prandaj kujdesi për të i takon gjithë shoqërisë. Si shumë gjuhë të tjera edhe shqipja ka problemet e saj, të cilat herë vinë nga trysnia e jashtme, e herë nga shpërdorimi i ligjëruesve të saj”, shprehet Kore.

Studiuesja Mimoza Kore

Kore thotë se një ndër sfidat më të dukshme është përdorimi i fjalëve të huaja dhe përftesat klishe të përdorura dhe nga intelektualë si politikanë e gazetarë, vetëm për t’i lënë mbresa publikut, pa u fokusuar te thelbi i asaj që kumtohet.

“Duke qenë se shqipja, veçanërisht dekadat e fundit, i është dashur të përballojë zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë sonë në planin e ekonomisë së tregut si dhe në atë të rendit të ri politik demokratik, ajo u pasurua dhe vazhdon të pasurohet me fjalë të brumit të shqipes, por fatkeqësisht edhe me fjalë të huaja të hyra pa kriter. Anglishtja lingua franca e kohëve të sotme po vërshon në gjuhën e të rinjve me leksema e shprehje gjuhësore. Një problem tjetër që vihet re, veçanërisht në moshat e reja, është përdorimi i përftesave klishe, pështjellim i mendimit jo i ndërtuar mirë gjuhësisht, dëshira për t’i lënë mbresa publikut (apo tjetrit) pa vënë në pah thelbin e asaj që do të kumtohet, e sigurisht shoqëruar kjo me ndërtime të pasakta sintaksore. Ndërtohen nga politikanë e gazetarë, fjali si në gjuhën e huaj jo sipas tipologjisë së gjuhës shqipe”, shprehet ajo ndërsa thekson se “Këto problemeve e të tjera si këto duhet t’i ndalë edukimi shkollor”.

Edhe për përgjegjësin e Departamentit të Gjuhës Shqipe dhe gjuhëtarin, Shezai Rrokaj, një ndër problemet që has gjuha shqipe janë fjalët e huaja si pasojë e hapjes së shoqërisë ndaj globalizmit.

“Ndryshimet politike e shoqërore e hapën shoqërinë shqiptare ndaj globalizmit, gjë u shoqërua me një trysni të madhe të fjalëve dhe strukturave gjuhësore të huaja në gjuhën amtare. Edhe për gjuhë e popuj të ndryshëm, në fazën e parë të hapjes trysnia goditëse gjuhësore e gjuhës ardhëse është më e fortë sesa aftësia qëndrestare e gjuhës pritëse”, shprehet Rrokaj.

Gjuhëtari Shezai Rrokaj

Ai e vë theksin edhe te standardi i gjuhës shqipe që sipas tij duhen lënë mënjanë pasionet krahinoriste.

“Për çështje të së ardhmes së standardit dhe të reformave që synohen të ndërmerren është gjithaq e nevojshme krijimi i vetëdijes shoqërore për mënjanimin e debatit të rëndomtë apo pasionet krahinoriste, sikundër në disa raste edhe largimi prej ‘kokëfortësisë’ mbi padobinë e një reforme gjuhësore si dhe kthimin i këtij debati në institucione akademike dhe brenda konceptit të një shoqërie demokratike për aksesin publik të mendimit të grupeve të interesit”, vijon më tej ai.

Respektimi i të drejtave gjuhësore dhe problemet shqetësuese të gjuhës amtare, situata aktuale në të cilën gjendet, çdo vit sillen në vëmendje në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare.

Në kuadër të kësaj dite, ditën e djeshme më 21 shkurt në Kalanë e Tiranës u paraqitën edhe botimet më të rëndësishme të gjuhës shqipe të realizuara ndër vite.

Dita ndërkombëtare e gjuhës amtare u shpall nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në 1999 në përkujtim të protestave të studentëve të universitetit Dhaka, me origjinë nga Bengali, të cilët u konfrontuan me policinë pakistaneze për të mbrojtur gjuhën e tyre bengaleze si gjuhë zyrtare.

Prej kësaj date vendet anëtare të OKB-së organizojnë tubime promovuese dhe ndërgjegjësuese të natyrave të ndryshme në mbrojtje të diversitetit gjuhësor e kulturor të gjuhës amtare si dhe të shumëgjuhësisë brenda shteteve.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

5 arsyet pse ndiheni të lodhur edhe kur hani shëndetshëm

5 arsyet pse ndiheni të lodhur edhe kur hani shëndetshëm

27 October, 2025
Megan Fox rrëfen periudhën e vështirë gjatë xhirimeve të “Jennifer’s Body”: Isha e humbur dhe plot zemërim

Megan Fox rrëfen periudhën e vështirë gjatë xhirimeve të “Jennifer’s Body”: Isha e humbur dhe plot zemërim

27 October, 2025
David dhe Victoria Beckham shijojnë drekë familjare në Miami mes tensioneve me fqinjët në Britani

David dhe Victoria Beckham shijojnë drekë familjare në Miami mes tensioneve me fqinjët në Britani

27 October, 2025
Milei flet për një mrekulli, partia e ekstremit të djathtë fiton zgjedhjet në Argjentinë

Milei flet për një mrekulli, partia e ekstremit të djathtë fiton zgjedhjet në Argjentinë

27 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result