Kompanitë europiane braktisin “Nord Stream 2” për shkak të sanksioneve amerikane

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sanksionet e SHBA-së kundër gazsjellësit “Nord Stream 2” kanë bërë që të paktën 18 kompani europiane të ndërpresin veprimtaritë e tyre, sipas një raporti të Departamentit amerikan të Shtetit.

Sipas raportit, Grupi i Sigurimeve të Zyrihut dhe grupi i inxhinierisë civile “Bilfinger” janë vetëm dy nga kompanitë që kanë braktisur tubacionin e diskutueshëm të gazit.

“Këshillimet me aleatët dhe partnerët kanë qenë të vazhdueshme dhe të fuqishme”, shkruhet në raport.

“Departamenti i Shtetit është këshilluar gjerësisht me qeveritë e huaja përmes etapave, angazhimit të vazhdueshëm me Ambasadorët dhe përfaqësuesit e niveleve të larta të qeverisë në kryeqytetet europiane dhe takimeve me Shtetet Anëtare të BE-së, si edhe vendet e tjera përkatëse europiane në Uashington D.C deri më shkurt 2021”, vazhdon ai.

Departamenti amerikan i Shtetit ka argumentuar se tubacioni gazsjellës, që do të sjellë gaz natyror nga Rusia drejtpërdrejt në Gjermani përmes Detin Baltik, minon sigurinë transatlantike, duke e bërë Europën shumë të varur nga furnizimet e energjisë ruse.

Gazsjellësi, gjithashtu, do të anashkalojë Ukrainën, duke privuar fqinjin dhe konkurrencën gjeopolitike të Rusisë nga tarifat e tranzitit që merr për transportimin e gazit rus në pjesën tjetër të Europës.

Megjithatë, kancelarja gjermane, Angela Merkel, vazhdon të mbështesë “Nord Stream 2” dhe ka argumentuar se është thjesht një sipërmarrje biznesi.

Rusia, ndërkohë, është zotuar gjithashtu se projekti do të përfundojë.

Ndërtimi i projektit u ndal në 2019 pas sanksioneve të SHBA-së, por puna në një pjesë të vogël të tubacionit rifilloi në fund të vitit 2020.

Share This Article