ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Gati për “finalen” që përcakton rrugëtimin drejt Botërorit, 11-ëshja e përzgjedhur nga Sylvinho 5 hours ago
Avioni lëshoi 6 ton karburant mbi dhjetëra shtëpi… tani do të paguajë 78,75 milionë dollarë 7 hours ago
Rai 3 nga 15 shtatori flet edhe në shqipen e arbëreshëve 7 hours ago
Bombardoi Katarin, Netanyahu: E kryem ne këtë operacion, marrim përgjegjësi të plotë 7 hours ago
Izraeli sulmon Katarin, shpërthime të fuqishme në Doha 7 hours ago
Next
Prev
Home Maqedonia

Shkupi i reagon Moskës: Marrëveshja e Prespës kontribuon në stabilitetin rajonal

albnews by albnews
15 January, 2019
in Maqedonia
0
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë sot reagoi ndaj komentit të MPJ-së ruse, lidhur me miratimin e ndryshimeve kushtetuese, të cilat dalin prej Marrëveshjes së Prespës, duke pohuar se kjo Marrëveshje jo vetëm se nuk prek në interesat e palëve të treta, por edhe në mënyrë thelbësore kontribuon për stabilitetin rajonal.

“Marrëveshja e Prespës jo vetëm se nuk prek në interesat e palëve të treta, por edhe në mënyrë thelbësore kontribuon drejt stabilitetit rajonal, miqësisë dhe bashkëpunimit dhe si e tillë paraqet shembull dhe model për zgjidhjen e çështjeve të hapura midis shteteve”, thuhet në reagimin e MPJ-së së Maqedonisë.

RelatedPosts

Rama: Shqipet nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova ndotësit më të mëdhenj të pikave turistike

Mickoski: Pres që Prokuroria ta zbardh rastin me përgjimin

Ambasadori amerikan në NATO: SHBA-ja do stabilitet në Ballkanin Perëndimor

Ministria e Maqedonisë duke reaguar ndaj komentit të Departamentit për informim në MPJ-në ruse, të publikuar dje, me keqardhje konstaton se “edhe krahas problemeve kaq të mëdha në botën e sotme, pala ruse përsëri në kontest negativ, apostrofon procese politike autentike në dy vende fqinje, të cilat çojnë drejt zgjidhjes së problemeve, përforcimin e besimit dhe ndërtimin e miqësisë”.

“Ndryshimet në Kushtetutë në pajtim me Marrëveshjen e Prespës, të miratuara në Kuvend me respektimin e plotë të procedurës së paraparë kuvendore dhe Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, të cilat e reflektojnë përcaktimin konsensual të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe në Bashkimin Evropian morën mbështetje nga bashkësia më e gjerë ndërkombëtare, si akt i guximit politik, përgjegjësisë dhe lidershipit, me të cilin zgjidhet një problem bilateral shumëvjeçar i cili i stërngarkonte marrëdhëniet midis Republikës së Maqedonisë dhe Greqisë”, shtohet në reagim.

Ministria shpreh bindjen se e ardhmja do ta konfirmojë rregullshmërinë e kësaj qasje, e cila preferon vizionin politik dhe lidershipin, si edhe se përfitimet për stabilitet dhe prosperitet rajonal do të pranohen dhe valorizohen prej të gjitha palëve, duke e përfshirë edhe Federatën Ruse mike.

Moska zyrtare vlerëson se çështja për riemërimin e Republikës së Maqedonisë, e cila kaloi me miratimin e ndryshimeve në Kushtetutë në Parlamentin e Maqedonisë, duhet të shkojë në shqyrtim para Këshillit të Sigurimit të KB-së.

“Qëndrimi i Federatës Ruse lidhur me problemin për emrin e shtetit të Maqedonisë mbetet i pandryshuar, zgjidhje e qëndrueshme duhet të gjendet pa presion të jashtëm, imponimin e afateve dhe kushteve prej jashtë dhe në bazë të mbështetjes së gjerë publike edhe në Republikën e Maqedonisë edhe në Greqi dhe veçanërisht në kuadër të ligjit, Ne vlerësojmë se kjo çështje duhet të shqyrtohet nga Këshilli i Sigurimit të KB-së në pajtim me paragrafin 3 të Rezolutës 845 të KS të KB-së”, qëndron në kumtesën e MPJ-së ruse.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Gati për “finalen” që përcakton rrugëtimin drejt Botërorit, 11-ëshja e përzgjedhur nga Sylvinho

Gati për “finalen” që përcakton rrugëtimin drejt Botërorit, 11-ëshja e përzgjedhur nga Sylvinho

9 September, 2025
Avioni lëshoi 6 ton karburant mbi dhjetëra shtëpi… tani do të paguajë 78,75 milionë dollarë

Avioni lëshoi 6 ton karburant mbi dhjetëra shtëpi… tani do të paguajë 78,75 milionë dollarë

9 September, 2025
Rai 3 nga 15 shtatori flet edhe në shqipen e arbëreshëve

Rai 3 nga 15 shtatori flet edhe në shqipen e arbëreshëve

9 September, 2025
Bombardoi Katarin, Netanyahu: E kryem ne këtë operacion, marrim përgjegjësi të plotë

Bombardoi Katarin, Netanyahu: E kryem ne këtë operacion, marrim përgjegjësi të plotë

9 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result