Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka reaguar ndaj deklarateve të kryeministrit Edi Rama në adresë të tij.
Për Mediun që të mos shahesh nga Rama duhet të jesh në rreshtin e bandave apo rrjetit të tij të maskarallikut.
“Rama, ky i marrë që merr në gojë gjithë Shqipërinë më paska qarë hallin se kush merret me Fatmir Mediun.Të mos shajë Rama me “diarenë” e tij të përditshme, duhet të jesh në rreshtin e bandave apo rrjetit të tij të maskarallikut. Unë merrem dhe bashkohem me ata shqiptarë që bënë Shqipërinë vend anëtar të NATO-s dhe duan që Shqipëria të bëhet vend anëtar i BE, ku shqiptarët me votë të lirë dhe jo bandat e krimit dhe korrupsionit nën urdhrat dhe komandën e Ramës vendosin kë të shesin e të blejnë, dhe e kanë kthyer parlamentin dhe politikën në pazar të gjësë se gjallë”, tha Mediu.
Ish-deputeti ka zgjedhur poezinë e Dritëroi Agollit për të përshkruar gjendjen në të cilën sipas tij ndodhet Kryeministri.
“Po përsëris edhe njëherë, nëse Dritëroi do ishte gjallë do ndryshonte poezinë e tij dhe do thoshte. “Ne vendin tim në vendin tënd, Rama i çmendur të gjithë po i çmend”, tha Mediu.