ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Makina të vjedhura dhe të kontrabanduara jashtë vendit brenda 24 orëve 42 minutes ago
Europol ngre alarmin: Rrjetet kriminale po rekrutojnë fëmijë për vrasje dhe spiunazh përmes video-lojërave dhe telefonave 49 minutes ago
EUROPOL çmonton grupin që trafikoi mbi 7 mijë artefakte historike/ Operacioni edhe në Shqipëri! 35 të arrestuar (VIDEO) 51 minutes ago
Pamje tronditëse/ Momenti kur motori i avionit shpërthen në ngritje 54 minutes ago
Erdogan ngre alarmin: Lindshmëria në Turqi ka rënë, masa kundër komunitetit LGBTQ+ 55 minutes ago
Next
Prev
Home Bota

Urdhri Ekzekutiv i Bidenit, mesazh i fuqishëm për Kosovën dhe rajonin

albnews by albnews
9 June, 2021
in Bota, Kosova
0
Biden u jep kohë tri muaj agjencive të intelegjencës që të gjejnë prej nga erdhi virusi Covid-19
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Bllokim pronash e ndalim hyrjeje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Janë këto dy nga sanksionet që parasheh urdhri amerikan ndaj personave që shënjestrohen si destabilizues në vendet e Ballkanit Perëndimor.

RelatedPosts

Plani i paqes: Trump bën presion, Gjermania paralajmëron

Arbnor Spahiu, ish-efektivi i Policisë së Kosovës, lirohet nga burgu në Serbi

Europol ngre alarmin: Rrjetet kriminale po rekrutojnë fëmijë për vrasje dhe spiunazh përmes video-lojërave dhe telefonave

Ky urdhër i nënshkruar nga presidenti Joe Biden, që specifikisht përmend Shqipërinë, përcakton sanksione ndaj zyrtarëve e ish-zyrtarëve të përfshirë në korrupsion.

Mesazhet e dekretit amerikan për korrupsionin i vlerëson të fuqishme profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi.

Përveç kësaj, ai sheh edhe një porosi kundër Bashkimit Evropian.

“Mesazhi tjetër shumë i rëndësishëm është kundër nacionalizmave shumës, atij serb, kroat, shqiptar e kështu me radhë. Në njëfar mënyre ky mesazh e përçoi edhe që nuk do të ketë ndryshim të kufijve në Ballkanin Perëndimor, të paktën jo në këtë politikë të cilën është duke e ndjekur administrata Biden. Por, këtu e kemi edhe një mesazh mes rreshtave edhe kundër Bashkimit Evropian për shkak të paaftësisë së tyre me zgjidhë problemin qe sa dekada në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Arifi.

Mirëpo BE-ja ka thënë se nuk do ta ndjekë shembullin amerikan të sanksioneve, pasi ka detyrimet e saj ndaj partnerëve në rajon.

“Angazhimi ynë në rajon është shumë i fortë. Bisedimet rreth sanksioneve të mundshme nuk janë në rendin e ditës. Çdo vendim mbi këtë duhet të merret unanimisht nga të gjitha vendet anëtare. Për momentin, kjo nuk po diskutohet kur bëhet fjalë për partnerët në Ballkanin Perëndimor”, është shprehur Peter Stano, zëdhënës i BE-së.

Në listën e zezë të saj Amerika ka paralajmëruar se do t’i fusë ata që pengojnë zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare që lidhen me Ballkanin Perëndimor, si ato të Prespës, Ohrit e Dejtonit, përfshirë Rezolutën 1244 të OKB-së.

Sanksione përmenden edhe në rast se pengohet ndonjë marrëveshjeje ose kornizë e njohjes reciproke.

E ky, sipas profesorit Arifi, është mesazh i qartë për Kosovën dhe Serbinë se nuk mund t’i ikin njohjes së njëra-tjetrës.

“Vetëm një marrëveshje me njohje të ndërsjellë. A ka me pas në mes konpromise, po gjithsesi por në fund do të rezultojë me njohje reciproke sepse është e vetmja alternativë që Ballkani Perëndimor jo vetëm që do të integrohet politikisht por edhe në aspektin ekonomik”, ka shtuar profesori Arifi.

Kurse për mospërmendjen e Pakos së Ahtisarit, Arifi thotë se në vitin 2001, kur është krijuar urdhri, nuk ka ekzistuar Pakoja.

Në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë urdhrin e vlerësojnë si mbështetje karshi përpjekjeve për sundim të ligjit në vendet e Ballkanit.

“Prokuroria pastaj të ketë një obligim më të madh që të operojë edhe në bazë të listave të përpiluara sepse siç dihet në të kaluarën megjithëse ka pasur emra të listuar në këto lista jo domosdo këta persona kanë qenë të ndjekur nga ana e organeve ligjore”, ka pohuar Mentor Vrajolli, drejtor i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë.
Në listën e zezë të Amerikës vazhdojnë të jenë emrat e disa prej ish-komandantëve të UÇK-së. Muajin e kaluar SHBA-ja ua ndaloi hyrjen në territorin amerikan ish-presidentit dhe ish-kryeministër i Shqipërisë, Sali Berisha, dhe familjes së tij, me arsyetimin se janë të përfshirë në afera korruptuese.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Makina të vjedhura dhe të kontrabanduara jashtë vendit brenda 24 orëve

Makina të vjedhura dhe të kontrabanduara jashtë vendit brenda 24 orëve

22 November, 2025
Europol ngre alarmin: Rrjetet kriminale po rekrutojnë fëmijë për vrasje dhe spiunazh përmes video-lojërave dhe telefonave

Europol ngre alarmin: Rrjetet kriminale po rekrutojnë fëmijë për vrasje dhe spiunazh përmes video-lojërave dhe telefonave

22 November, 2025
EUROPOL çmonton grupin që trafikoi mbi 7 mijë artefakte historike/ Operacioni edhe në Shqipëri! 35 të arrestuar (VIDEO)

EUROPOL çmonton grupin që trafikoi mbi 7 mijë artefakte historike/ Operacioni edhe në Shqipëri! 35 të arrestuar (VIDEO)

22 November, 2025
Pamje tronditëse/ Momenti kur motori i avionit shpërthen në ngritje

Pamje tronditëse/ Momenti kur motori i avionit shpërthen në ngritje

22 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result