ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Osmani vlerëson mbështetjen historike të Shkodrës për Kosovën 4 hours ago
Shqipëria po mbështetet në rrënjët e saj kulinare me ndihmën e shefave të kuzhinës. 4 hours ago
Tornado “Adel” godet Greqinë 4 hours ago
WSJ: Plani sekret i Gjermanisë me 800 mijë trupa kundër Rusisë 5 hours ago
Cikloni dhe përmbytjet u marrin jetën 46 personave në Indonezi 5 hours ago
Next
Prev
Home Albania

E moshuara hebreje tregon sesi u shpëtua nga shqiptarët

albnews by albnews
27 January, 2019
in Albania
0
E moshuara hebreje tregon sesi u shpëtua nga shqiptarët
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në mëngjesin e 27 janarit 1945 kampet e Auschwitz-Birkenaut ende mbanin rreth 7000 të burgosur.

Shifrat tregojnë se mbi një milion të deportuar u vranë atje, ndërsa afro 6 milionë hebrenj u shfarosën në te gjitha kampet e vdekjes ngritur kudo në Europë.

RelatedPosts

“Deklaratë proteste për gjendjen e shqiptarëve në Serbi”, alarmi i shoqatave atdhetare: Në Luginën e Preshevës po kryhet gjenocid. Thirrja për Tiranën dhe Prishtinën

Osmani vlerëson mbështetjen historike të Shkodrës për Kosovën

Shqipëria po mbështetet në rrënjët e saj kulinare me ndihmën e shefave të kuzhinës.

Në disa vende, popullsia i dorëzoi vete hebrenjtë në duart e nazistëve, ndërsa pati popuj të atillë që i strehonin dhe i mbronin hebrenjtë. Ne analet e historiografisë bashkëkohore, po shkruhet gjithmonë e më me forcë, se modeli i kësaj sjellje fisnike në ato kohe të zymta për Europën ishin shqiptaret.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, më shumë se 2000 hebrenj u shpëtuan në Shqipëri.

Annie Altaratz, banonte ne Shkup me familjen e saj. Një ditë marsi të vitit 1943 autoritetet policore bullgare shpërndajnë urdhrin se çdo hebre duhet të vetëdorezohet dhe për ata që i fshehin, do të ketë penalizime. Në atë kohe një vogëlushe 6 vjeçare, Annie se bashku me familjen e saj, nën terrorin e policisë bullgare, e cila bashkëpunonte me nazistët, detyrohet të braktisë shtëpinë për të gjetur strehë për pak ditë, në një familje mjekësh maqedonase, miq të prindërve te saj. Po si vazhdon më tej historia?

“Isha vetëm 6 vjeç e gjysmë. Një frikë e madhe na kapi, mua, motrës dhe vëllait. Një mik i babait na mirëpriti, por vetëm për pak ditë. Policia bullgare, e cila bashkëpunonte atëherë me nazistët kontrollonte çdo skutë për hebrenjtë. Ndjeheshim të pasigurt. Mbaj mend ishte shumë ftohtë. Çfarë terrori ndjenim. Më pas doktori na çoi në një familje shqiptarësh me emrin Meliqi. Na shpëtuan”, tregon Annie Altaratz, e mbijetuar e Holokaustit nazist.

Një familje shqiptaresh në Shkup me mbiemrin Meliqi, mori përsipër t’i dërgojë ata në Shqipëri. Familja e xhaxhait të Annie, i priste në Tiranë. Por derisa të mbërrinin në kufi, nuk ishte aspak e lehte. U duhej të ecnin natën pa hënë, e të pushonin ditën për shkak të kontrolleve policore.

“Babai im u angazhua përmes dashamirësve. Krejt rreziqet i ka marrë përsipër”, tregon Ramadan Meliq, djali i shpëtuesit Veli Meliqi.

Annie Altaratz dhe familja e saj u strehua dhe gjeti shpëtim për disa muaj në shtëpinë e familjes se Hamdi Ferhatit në Tiranë, pikërisht në marsin e vitit 1943, në kohen më të errët të terrorit nazist.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Osmani vlerëson mbështetjen historike të Shkodrës për Kosovën

Osmani vlerëson mbështetjen historike të Shkodrës për Kosovën

27 November, 2025
Shqipëria po mbështetet në rrënjët e saj kulinare me ndihmën e shefave të kuzhinës.

Shqipëria po mbështetet në rrënjët e saj kulinare me ndihmën e shefave të kuzhinës.

27 November, 2025
Tornado “Adel” godet Greqinë

Tornado “Adel” godet Greqinë

27 November, 2025
WSJ: Plani sekret i Gjermanisë me 800 mijë trupa kundër Rusisë

WSJ: Plani sekret i Gjermanisë me 800 mijë trupa kundër Rusisë

27 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result