ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Financial Times: Euroclear paralajmëron BE-në për përdorimin e aseteve të ngrira ruse 8 hours ago
Festa e Flamurit bën bashkë liderët e shtetit. Vlora feston (video eksluzive albuk) 9 hours ago
Putin: Ukraina duhet të dorëzojë territor që çdo marrëveshje të jetë e mundur 9 hours ago
Donald Trump paralajmëron operacione tokësore kundër trafikantëve venezuelas të drogës 9 hours ago
U plagos pranë Shtëpisë së Bardhë, ndërron jetë anëtarja e Gardës Kombëtare Amerikane 9 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Reuters: Si do të mund të ndiqej penalisht për krime lufte Putini

albnews by albnews
23 March, 2022
in Bota
0
Gabimet strategjike të Putinit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka quajtur publikisht kriminel lufte homologun rus Vladimir Putin, por ekspertët ligjorë kanë thënë se ndjekja penale e Putinit ose e udhëheqësve të tjerë rusë do të përballej me pengesa të mëdha dhe do të mund të zgjaste disa vjet.

RelatedPosts

Po na lexojnë mesazhet? Europa po hap derën e mbikëqyrjes digjitale me ChatControl

U zhduk 13 vite më parë, gjendet i braktisur avioni Boeing 737-200

Cilat shtete preken nga vendimi i Trump? SHBA i mbyll derën emigrantëve nga vendet e botës së tretë

Si përkufizohet krimi i luftës?

Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve në Hagë i përkufizon krimet e luftës si “shkelje të rënda” të Konventave të Gjenevës të periudhës pas Luftës së Dytë Botërore, marrëveshje që i përcaktojnë ligjet humanitare ndërkombëtare që duhet të ndiqen në kohë lufte. Në mesin e këtyre shkeljeve përfshihen shënjestrimi i civilëve dhe sulmimi i caqeve legjitime ushtarake, ku pasojat ndaj civilëve do të ishin “të tepërta”, thonë ekspertët ligjorë.

Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë i akuzojnë forcat ruse për shënjestrim të civilëve pa dallime. Rusia, që pushtimin e Ukrainës e quan “operacion special”, mohon se i shënjon civilët dhe thotë se qëllimi i saj është që ta “demilitarizojë dhe ta denazifikojë” Ukrainën, pretendime për të cilat Kievi dhe Perëndimi thonë se janë të pabaza.

Ish-Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike e kishte ratifikuar Konventën e Gjenevës më 1954. Më 2019, Rusia e kishte tërhequr njohjen e njërit prej protokolleve, por mbetet nënshkruese e pjesës tjetër të marrëveshjeve. Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve, e themeluar më 2002, dallon nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, organ i Kombeve të Bashkuara që i shqyrton mosmarrëveshjet mes shteteve.

Si mund të çohet përpara një rast?

Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve, Karim Khan, tha këtë muaj se ka hapur një hetim për krime të mundshme të luftës në Ukrainë.

As Rusia, as Ukraina nuk janë anëtare të Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve dhe Moska nuk e njeh këtë gjykatë. Por Ukraina e ka dhënë miratimin e saj për ekzaminimin e shkeljeve të pretenduara në territorin e saj, që datojnë që nga aneksimi rus i Krimesë më 2014.

Rusia mund të vendosë që të mos bashkëpunojë me Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve dhe çfarëdo gjykimi do të shtyhej derisa të arrestohej ndonjë i pandehur.

 “Kjo nuk do ta ndalojë gjykatën ndërkombëtare që ta vazhdojë ndjekjen penale dhe të lëshojë fletarrestime”, tha profesoresha e drejtësisë në Universitetin Amerikan në Uashington, Rebecca Hamilton.

Cili është standardi i dëshmive?

Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve do të lëshojë fletarrestim, nëse prokurorët mund të shfaqin “bazë të arsyeshme për të besuar” se janë kryer krime lufte. Për të siguruar dënim, prokurori do të duhej që ta dëshmonte fajësinë e të pandehurit përtej dyshimit të arsyeshëm, thanë ekspertët.

Për shumicën e akuzave, kjo e kërkon dëshmimin e qëllimit. Një mënyrë për ta bërë këtë është që prokurori të dëshmojë se nuk ka caqe ushtarake në zonën e sulmit dhe se sulmi nuk ishte aksidental.

 “Nëse vazhdon të ndodhë në mënyrë të përsëritur dhe strategjia duket se është që të shënjestrohen civilët në zonat urbane, atëherë, kjo mund të jetë dëshmi shumë e fuqishme e qëllimit për të vepruar në këtë mënyrë”, tha Alex Whiting, profesor vizitues në Shkollën e Harvardit për Drejtësi.

Kush do të mund të akuzohej?

Hetimi për krime lufte mund të përqendrohet te ushtarët, komandantët ose krerët e shtetit, thanë ekspertët.

Një prokuror do të mund të paraqiste dëshmi se Putini ose ndonjë udhëheqës tjetër shtetëror ka kryer një krim lufte duke urdhëruar drejtpërdrejt një sulm të paligjshëm ose që ka ditur se ishin duke u kryer krime dhe ka dështuar që t’i parandalojë ato.

Astrid Reisinger Coracini, ligjëruese në Departamentin e Ligjit Ndërkombëtar të Universitetit të Vjenës, tha se ekipi i Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve përballet me sfidën e paraqitjes së dëshmive për t’i lidhur krimet në terren me urdhrat nga udhëheqësit në pozita të larta.

 “Sa më lart që shkon (hierarkia e urdhërdhënësve), më e vështirë bëhet”, tha ajo.

Çfarë e bën të vështirë dënimin e një krimi lufte?

Ekspertët ligjorë thanë se bombardimet e një spitali të fëmijëve dhe të një teatri me shenjën se ka fëmijë të strehuar në Mariupol duket se përfshihen në përkufizimin e krimeve të luftës, por sigurimi i dënimit mund të jetë i vështirë.

Përpos sfidave për dëshmimin e qëllimit në shumë raste dhe lidhjen e udhëheqësve drejtpërdrejt me sulme specifike, prokurorët mund të përballen me kohë të vështirë për sigurimin e provave, përfshirë dhënien e dëshmive nga dëshmitarët, të cilët mund të frikësohen ose të ngurrojnë që të flasin, shkruan Reuters, përkthen Nacionale.

Në rastin e Ukrainës, prokurorët e Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve do t’i hulumtonin dëshmitë me fotografi dhe video, të cilat janë të qasshme publikisht.

“Në asnjë mënyrë nuk është proces i shpejtë. Fakti që gjërat tashmë po lëvizin, është shenjë vërtet e fuqishme”, tha Hamilton.

Edhe sjellja e të pandehurve në gjykim mund të jetë e vështirë. Është pothuajse e sigurt se Moska do ta refuzonte zbatimin e fletarrestimeve. Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve do të duhej që t’i përcillte të pandehurit e mundshëm për të parë nëse ata do të udhëtonin në shtete ku do të mund të arrestoheshin.

A ka ndonjë precedent?

Që nga themelimi, Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve ka mbikëqyrur 30 raste, disa prej tyre me disa të pandehur, thuhet në uebfaqen e saj. Gjykatës e kësaj gjykate kanë dënuar pesë persona për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid dhe kanë liruar nga akuzat katër të tjerë. Ish-komandanti kongolez, Thomas Lubanga Dyilo, u dënua më 2012.

Gjykata ka lëshuar fletarrestime për disa të pandehur që mbeten në arrati, përfshirë Joseph Kony-n, udhëheqës i një grupi ushtarak në Ugandë.

Më 1993, Kombet e Bashkuara e themeluan Tribunalin Ndërkombëtar të Krimeve për ish-Jugosllavinë për t’i ekzaminuar krimet e pretenduara që kanë ndodhur gjatë luftërave të Ballkanit. Kjo gjykatë, që u mbyll më 2017, lëshoi 161 aktakuza dhe dënoi 90 persona.

Ish-presidenti i Liberisë, Charles Taylor, ishte dënuar nga një gjykatë “ad-hoc” e OKB-së.

Ekspertët ligjorë e kanë ngritur mundësinë për krijimin e një gjykate të posaçme për t’i ekzaminuar krimet e mundshme të luftës në Ukrainë, që do të mund të bëhej përmes Kombeve të Bashkuara ose përmes një traktati.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Financial Times: Euroclear paralajmëron BE-në për përdorimin e aseteve të ngrira ruse

Financial Times: Euroclear paralajmëron BE-në për përdorimin e aseteve të ngrira ruse

28 November, 2025
Festa e Flamurit bën bashkë liderët e shtetit. Vlora feston (video eksluzive albuk)

Festa e Flamurit bën bashkë liderët e shtetit. Vlora feston (video eksluzive albuk)

28 November, 2025
Putin: Ukraina duhet të dorëzojë territor që çdo marrëveshje të jetë e mundur

Putin: Ukraina duhet të dorëzojë territor që çdo marrëveshje të jetë e mundur

28 November, 2025
Donald Trump paralajmëron operacione tokësore kundër trafikantëve venezuelas të drogës

Donald Trump paralajmëron operacione tokësore kundër trafikantëve venezuelas të drogës

28 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result