ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Kancelari gjerman ‘skeptik’ se një marrëveshje mund të arrihet deri në afatin e së enjtes të Trump 5 hours ago
Beyonce shkëlqen në Çmimin e Madh të Las Vegasit, Hamilton i bën xhiro me 300 km/h 6 hours ago
Dy rrëfime, një vendim: Si do të mbahet mend UÇK-ja? 6 hours ago
VIDEO/ Tre asiste në fitoren e Bristol Cityt, Anis Mehmeti shkëlqen në Angli dhe i çon ‘sms’ Sylvinhos 8 hours ago
CDI miraton rezolutën që cilëson Shqipërinë “narko-shtet”, Berisha falënderon: E bëjmë këtë jo vetëm për kombin tim, por edhe për sigurinë e rajonit 8 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Lista e shteteve që kanë armë bërthamore dhe kronologjia e ngjarjeve 1945-2022

albnews by albnews
25 May, 2022
in Bota
0
Lista e shteteve që kanë armë bërthamore dhe kronologjia e ngjarjeve 1945-2022
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Që nga nënshkrimi i Traktatit të Mospërhapjes së Armëve Bërthamore në vitin 1968, nëntë shtetet kryesore thuhet se zotërojnë një total prej 12,700 raketash aktive.

Aktualisht, 9,400 prej tyre mendohet se janë në përdorim nga arsenalet ushtarake të këtyre shteteve përfshi në raketa, avionë, anije dhe nëndetëse ushtarake.

RelatedPosts

Kancelari gjerman ‘skeptik’ se një marrëveshje mund të arrihet deri në afatin e së enjtes të Trump

Putin për planin me 28 pika nga SHBA: Bazë për zgjidhje përfundimtare, sjell paqen

Ukraina shënon Holodomorin teksa i shtohen sulmet ruse dhe trysnia amerikane për planin e paqes

SHBA dhe Rusia janë 2 shtetet me më shumë raketa bërthamore në arsenalet e tyre ushtarake – secila zotëron rreth 4,000 të tilla.

Këto janë 9 shtetet që zotërojnë raketa bërthamore momentalisht të renditura sipas sasisë:

Rusia 4,477

SHBA 3,708

Franca 290

Kina 350

Mbretëria e Bashkuar 180

Izraeli 90 0 90

Pakistani 165

India 160 0 160

Korea e Veriut 20

Totali 9,440 

Burimi: Federata amerikane e shkencëtareve / Shkurt 2022

Ngjarjet kryesore bërthamore nga 1945 – 2022:

6 dhe 9 gusht, 1945:

SHBA lëshoi 2 bomba bërthamore në Hiroshimë dhe Nagasaki, Japoni duke shkatërruar tërësisht këto dy qytete. Kjo detyroi japonezët që të dorëzoheshin – një ngjarje që thuhet të ketë sjellë fundin e Luftës së Dytë Botërore.

29 gusht, 1949:

Bashkimi Sovjetik testoi bombën e parë nukleare me emrin ‘Rrufeja e Parë’ në Semipalatinsk, Kazakistan. Kjo e bëri Rusinë shtetin e dytë që ndërtoi dhe testoi me sukses një pajisje bërthamore.

3 tetor, 1952:

Mbretëria e Bashkuar zhvilloi testin e saj të parë bërthamor në Ishujt Montebello, pranë bregdetit të Australisë Perëndimore, të pasuar nga disa teste të tjera në Maralinda dhe Emu Fields në Australinë Jugore.

13 shkurt, 1960:

Franca teston bombën e saj të parë atomike në Shkretëtirën e Saharasë dhe vazhdon testet në Paqësorin Jugor deri në 1996-ën.

16-29 tetor, 1962:

Një ndeshje famëkeqe e njohur si Kriza Raketore Kubane nis në momentin kur SHBA zbulon raketa sovjetike në Kubë. SHBA nis një bllokadë detare kundër Kubës, duke rrezikuar një luftë bërthamore mes dy shteteve.

16 tetor, 1964:

Kina bëhet shteti i pestë që teston bombat bërthamore nën emrin Projekti 596. Ky shtet do të ndërmerrte 45 teste të tjera në Provincën Sinkiang deri në vitin 1996.

18 maj, 1974:

India ndërmerr një test bërthamor nëntokësor në Shkretëtirën Rajasthan nën emërtimin ‘Buda i Buzëqeshur’.

30 shtator, 1986:

Sipas një burimi nga një informator sekret, The Sunday Times publikon një artikull që raporton se Izraeli mund të ketë akumuluar rreth 200 armë bërthamore.

9 tetor, 2006:

Koreja e Veriut shkel Traktatin e Mospërhapjes së Armëve Bërthamore dhe nis testimet bërthamore. Që atëherë, ajo ka akumuluar rreth 20 raketa edhe pse numri i saktë nuk dihet ende.

24 shkurt, 2022:

Edhe pse kërcënimi i armëve bërthamore nuk është zhdukur kurrë, ai u rizgjua si kurrë më parë, pas tensioneve që pasuan luftën në Ukrainë.

Deklaratat e shumta të bëra nga presidenti rus Vladimir Putin i cili nuk ka ngurruar të kërcënojë me ‘shtypjen e butonit’ apo përdorimin e armëve bërthamore si taktikë ushtarake, i ka sjellë ato sërish në fokus si asnjëherë më parë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Kancelari gjerman ‘skeptik’ se një marrëveshje mund të arrihet deri në afatin e së enjtes të Trump

Kancelari gjerman ‘skeptik’ se një marrëveshje mund të arrihet deri në afatin e së enjtes të Trump

23 November, 2025
Beyonce shkëlqen në Çmimin e Madh të Las Vegasit, Hamilton i bën xhiro me 300 km/h

Beyonce shkëlqen në Çmimin e Madh të Las Vegasit, Hamilton i bën xhiro me 300 km/h

23 November, 2025
Dy rrëfime, një vendim: Si do të mbahet mend UÇK-ja?

Dy rrëfime, një vendim: Si do të mbahet mend UÇK-ja?

23 November, 2025
VIDEO/ Tre asiste në fitoren e Bristol Cityt, Anis Mehmeti shkëlqen në Angli dhe i çon ‘sms’ Sylvinhos

VIDEO/ Tre asiste në fitoren e Bristol Cityt, Anis Mehmeti shkëlqen në Angli dhe i çon ‘sms’ Sylvinhos

23 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result