• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Thursday, May 15, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Analizë e CNN: Marrëveshja për gazin ndërmjet Serbisë dhe Putinit ka krijuar ‘një dhimbje koke’ të re për Evropën

Analizë e CNN: Marrëveshja për gazin ndërmjet Serbisë dhe Putinit ka krijuar ‘një dhimbje koke’ të re për Evropën

by albnews
1 June, 2022
in Bota, Opinion
0
5
VIEWS

Të dielën, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq njoftoi se vendi i tij kishte rënë dakord për një marrëveshje të re trevjeçare për furnizimin me gaz me ofruesin shtetëror të energjisë ruse, Gazprom.

Lajmi erdhi në një kohë të vështirë dhe duke e bërë këtë, Vuçiq krijoi një dhimbje koke të re për aleancën perëndimore anti-Putin dhe, veçanërisht, për Bashkimin Evropian.

Kështu vlerësohet në fillim të një analize të CNN, sipas së cilës kjo ndodhi pikërisht në kohën kur në anën tjetër të kontinentit, krerët e shteteve të BE-së ishin në negociata rraskapitëse për një paketë të gjashtë sanksionesh kundër Moskës, përcjell Telegrafi.

Dhe marrëveshja përfundimtare, e shpallur të hënën vonë, përfshiu një ndalim të pjesshëm të importeve të naftës ruse në bllok.

Por, siç thekson analiza e CNN, Brukseli u detyrua të bënte një përjashtim për naftën që importohet në Hungari, Sllovaki dhe Republikën Çeke nëpërmjet një tubacioni – gjë që u pa nga disa anëtarë të BE-së si një lëshim i madh.

Analiza e CNN kujton se ndërsa Serbia nuk është një vend anëtar i BE-së, ajo është pjesë e një plani të zgjerimit të BE-së që përfshin gjithashtu disa nga fqinjët e saj, duke shtuar se BE-ja është e vendosur të zgjerohet në lindje dhe e sheh Ballkanin Perëndimor si çelës për sigurinë evropiane – aq më tepër në dritën e agresionit rus në Ukrainë.

 “Nga këto shtete ballkanike, Serbia në veçanti shihet si vendimtare për shumë arsye. Madhësia e saj, popullsia dhe vendndodhja gjeografike e bëjnë atë një aktor kryesor në gjeopolitikën e rajonit. Nëse doni të bëni një bisedë për të ardhmen e Bosnjës apo Kosovës, do t’ju duhet qeveria serbe në dhomë”.

Megjithatë, thuhet më tej, Serbia është gjithashtu shumë e varur nga Rusia kur bëhet fjalë për gazin.

 “Ajo është gjithashtu ushtarakisht bashkëpunuese me Moskën. Thënë shkurt, Serbia përfiton jashtëzakonisht shumë nga marrëdhënia e saj me Rusinë, dhe edhe nëse e fiton anëtarësimin në BE, nuk do të dëshirojë t’i prishë urat e saj me Kremlinin”.

Kjo, vlerëson analiza, krijon dy realitete të njëkohshme për BE-në që, kur vendosen pranë njëri-tjetrit, janë mjaft të vështira për t’u “pajtuar”.

 “Serbia është aq e madhe dhe e rëndësishme sa është vendimtare për projektin e zgjerimit të BE-së, i cili synon të forcojë dhe zgjerojë vlerat, stabilitetin dhe sigurinë evropiane. Është gjithashtu aq e madhe dhe e rëndësishme sa mund të bëjë marrëveshje me Rusinë, Kinën dhe BE-në, me të gjitha në të njëjtën kohë – sido që e sheh të arsyeshme – dhe të jetë ende ‘e ledhatuara’ e Brukselit”.

Megjithatë, kjo mund të jetë duke shkuar drejt ndryshimit.

Në këtë drejtim, vë theksin analiza, ndërsa Serbia ka mbështetur disa rezoluta të OKB-së që dënojnë pushtimin e Rusisë, ajo nuk e ka sanksionuar Moskën ose nuk është rreshtuar me Brukselin për sanksionet kundër Moskës – diçka që pritet të bëjnë shtetet kandidate, përcjell Telegrafi.

 “Nëse përfundon, marrëveshja do të shkatërronte shpresat e atyre që panë një mundësi për të reduktuar ndikimin rus në rajon”, citohet në analizë, Filip Ejdus, profesor i asociuar i sigurisë ndërkombëtare në Universitetin e Beogradit.

Ai parashikon se presidenti serb “me siguri do të japë siguri se Serbia mbetet në rrugën e BE-së, ndërsa ndoshta ende pret një kundërofertë më të mirë nga kancelari gjerman Olaf Scholz”.

Megjithatë, Ejdus paralajmëroi se “basti mund të dështojë këtë herë”, pasi BE ka prioritete të tjera politike për momentin; ai thotë se besimi mes dy palëve mund të dëmtohet përgjithmonë.

Nëse kjo do të thotë se bisedimet e pranimit ngecin, apo se BE-ja ka një qasje tjetër, mbetet për t’u parë, shkruan analiza.

Megjithatë, nuk mund të mohohet se marrëveshja e gazit ka qenë një pilulë veçanërisht e hidhur për ta gëlltitur për zyrtarët dhe diplomatët në Bruksel.

“Ne jemi të shqetësuar”, ka thënë për CNN një zyrtar i lartë i BE-së, përcjell Telegrafi.

“Përafrimi nga vendet jashtë BE-së është më i rëndësishëm se kurrë, për vendet brenda BE-së që po përpiqen të mbajnë linjën”, thanë ata, duke iu referuar veçanërisht Hungarisë, shteti anëtar i BE-së që kundërshton një qëndrim të ashpër ndaj Rusisë.

E Steven Blockmans, drejtor i kërkimit në Qendrën për Studime të Politikave Evropiane, i tha CNN se që nga fillimi i luftës, “BE-ja ka ushtruar presion ndaj vendeve të treta, përfshirë Kinën, që të kenë një qasje të ngjashme ndaj sanksioneve”.

“Nëse edhe shtetet që aktualisht po përpiqen për t’u bashkuar me BE-në anashkalojnë sanksionet, ajo u jep besim personave të jashtëm brenda bllokut për t’i bërë ballë presionit nga Brukseli, për të mbështetur një qëndrim të fortë të përbashkët ndaj Rusisë”.

Dhe vështirësitë që Serbia po i shkakton Brukselit nuk përfundojnë me sanksione.

“E gjithë kjo situatë është një dhimbje e madhe për ne, sepse lidhet me atë nëse Ukraina duhet të anëtarësohet apo jo në BE”, ka thënë një diplomat i lartë evropian.

Ndryshe, Ukraina aplikoi zyrtarisht për anëtarësim në BE në fillim të marsit, një proces që mund të zgjasë me vite edhe kur anëtarët e bllokut mbështesin plotësisht anëtarësimin e një vendi të ri.

Në këtë kontekst, zyrtarë dhe diplomatë të shumtë i shpjeguan CNN pse ky debat është kaq i ndërlikuar për BE-në dhe bisedën e saj të brendshme për të ardhmen e bllokut.

Disa shtete anëtare duan të përshpejtojnë procesin për Ukrainën dhe mendojnë se mungesa e harmonizimit të Serbisë me qasjen e BE-së ndaj Rusisë bën që vendet që duan të rreshtohen, sa më shpejt që të jetë e mundur të marrin trajtim preferencial.

Të tjerët nuk duan që Ukraina apo vendet e Ballkanit Perëndimor të bashkohen fare, nga frika se do të ndryshonin ekuilibrin e BE-së, duke u dhënë shteteve të Evropës Lindore më shumë pushtet në një bllok që historikisht ka qenë i dominuar nga vendet e Evropës Perëndimore si Gjermania dhe Franca.

Së fundi, disa shtete anëtare ndajnë një shkallë të euroskepticizmit.

E gjithë kjo mund të duket e parëndësishme në skemën e madhe të gjërave, ndërkohë që një luftë po zhvillohet në kontinentin evropian.

Megjithatë, agresioni i Putinit në Ukrainë ka krijuar një mundësi që harta e sigurisë së Evropës të rivizatohet.

Në një farë mase, vendet e lidhura tradicionalisht me SHBA-në “kanë kapur mundësinë”.

Finlanda dhe Suedia duket se do t’i bashkohen NATO-s, ndërsa të tjerët, veçanërisht Gjermania, janë angazhuar për rritje të mëdha në shpenzimet e mbrojtjes.

Mbretëria e Bashkuar, jo më pjesë e BE-së, ka punuar mirë me aleatët e saj evropianë dhe ka treguar se – pavarësisht Brexit-it – mund të luajë ende një rol udhëheqës në një front të bashkuar evropian.

Nga ana tjetër, kaosi dhe pasiguria gjithashtu krijon mundësi për njerëzit në pozita si ajo e Vuçiqit.

Ai është i dobishëm për Brukselin dhe Moskën dhe qartë ndjen se mund të vazhdojë “të luajë me të dyja anët për gjithçka që vlen”.

Në fund të analizës thuhet se BE-ja është përballur me shumë vështirësi që nga fillimi i krizës në Ukrainë dhe mbajtja e të 27 vendeve anëtare në një anë nuk ka qenë detyrë e lehtë.

Por fakti që marrëveshja e gazit me Serbinë ndodhi në të njëjtën javë kur liderët e BE-së u takuan për të pasur një përballje mbi ndalimin e energjisë ruse nënvizon shkallën në të cilën disa gjëra janë thjesht jashtë duarve të centralizuara të Brukselit.

Dhe me kalimin e kohës, kjo mund të bëhet një çështje shumë e ndërlikuar për të ardhmen e projektit evropian.  

Previous Post

Britanikët kapen me pajisjet e çuditshme në Rinas, dyshohen se janë përgjues

Next Post

Rritja e çmimeve, Qeveria e Maqedonisë: Shumë shpejt do të dalim me masa kundër krizës

albnews

albnews

Related Posts

EMRI-FOTO/ Kush është shqiptari në listën e më të kërkuarve në Europë
Albania

EMRI-FOTO/ Kush është shqiptari në listën e më të kërkuarve në Europë

15 May, 2025
Rënia e Joe Biden dhe si kamuflua nga ajo nga ekipi i tij, libri i dy autorëve amerikan që zbulon prapaskenat
Bota

Rënia e Joe Biden dhe si kamuflua nga ajo nga ekipi i tij, libri i dy autorëve amerikan që zbulon prapaskenat

15 May, 2025
Konfuzion për bisedimet e paqes, Trump: Asgjë nuk ndodh nëse unë dhe Putin nuk bëhemi bashkë
Bota

Konfuzion për bisedimet e paqes, Trump: Asgjë nuk ndodh nëse unë dhe Putin nuk bëhemi bashkë

15 May, 2025
Next Post
Rritja e çmimeve, Qeveria e Maqedonisë: Shumë shpejt do të dalim me masa kundër krizës

Rritja e çmimeve, Qeveria e Maqedonisë: Shumë shpejt do të dalim me masa kundër krizës

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
The Telegraph: Starmer është një pengesë e përkohshme për shqiptarët që vijnë në Britani!

The Telegraph: Starmer është një pengesë e përkohshme për shqiptarët që vijnë në Britani!

15 May, 2025
Ursula von der Leyen mbërrin në Tiranë, Presidentja e KE publikon foto nga kryeqyteti, por fsheh kullën pas Sahatit

Ursula von der Leyen mbërrin në Tiranë, Presidentja e KE publikon foto nga kryeqyteti, por fsheh kullën pas Sahatit

15 May, 2025
Nga Majko, Meta, Xhaçka e Gjylameti, kush mbetet jashtë kuvendit nga brezi i vjetër

Nga Majko, Meta, Xhaçka e Gjylameti, kush mbetet jashtë kuvendit nga brezi i vjetër

15 May, 2025
Everton apo Chelsea? Në Angli zbulojnë të ardhmen e Armando Brojës

Everton apo Chelsea? Në Angli zbulojnë të ardhmen e Armando Brojës

15 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4707 shares
    Share 1883 Tweet 1177
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2397 shares
    Share 959 Tweet 599
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM