Kur Vladimir Putin dërgoi tanket e tij në Ukrainë më 24 shkurt, ai e bëri këtë me supozimin se Perëndimi ishte shumë i përçarë për të pasur një kundërpërgjigje të unifikuar. Ajo ishte e para ndër shumë llogaritje të gabuara.
Nga buxheti e luftës prej 600 miliardë dollarësh i krijuar nga Putin – rezervat e katërt më e madhe në botë – më shumë se 1/3 ka ngrirë si pasojë e sanksioneve. Luftës ekonomike iu bashkuan edhe demokracitë aziatike. Japonia i dha fund neutralitetit të saj historik, dhe u mobilizuar si kurrë më parë.
Por pas pak më shumë se 100 ditësh, është e drejtë të pyesim:A po funksionojnë këto sanksione? Rusia po përpiqet të eksportojë mallra tek aleatët e Ukrainës.
Por ashtu siç llogariti Putin, Evropa nuk ka gjetur asnjë alternativë të qëndrueshme ndaj furnizimeve të saj me energji, ndaj po vazhdon të blejë energji nga Kremlini.
Ministria e ruse e Financave parashikonte të ardhura shtesë prej 9.6 miliardë dollarësh vetëm në muajin prill, dhe kjo falë rritjes së çmimeve të energjisë. Nëse këto çmime do të qëndrojnë në nivele të larta, Putin do të fitojë më shumë para këtë vit nga nafta dhe gazi, se sa vitin e kaluar.
Për momentin, ai po grumbullon rreth 800 milionë dollarë në ditë, dhe po e shpenzon shumicën për të stimuluar ekonominë vendase. Në rast se synimi i sanksioneve ishte të asfiksonin ekonominë ruse – dhe bashkë me të makinerinë e luftës – atëherë është e vështirë ta quash një sukses vendosjen e sanksioneve.
Ka edhe fuqi të mëdha ekonomike që pretendojnë ende të jenë neutrale. Kina nuk e ka pasur problem ta blejë naftën ruse me çmim të lirë, afro 35 dollarë më pak sesa në bursa.