Organizata për Bashkëpunimin dhe Zhvillimin Ekonomik (OECD), e cila i shqyrton shifrat e saj katër herë në vit, pret që ekonomia botërore të regjistrojë nivelin e saj më të ulët të rritjes, këtë vit, që nga kriza financiare e viteve 2008-2009, si rezultat i paqartësive të nxitura nga lufta tregtare, Brexit dhe borxhit privat.
Në këndvështrimin e OECD-së, “retë” do të vazhdojnë të grumbullohen për të gjitha ekonomitë kryesore botërore, veçanërisht për zonën e euros dhe sidomos për vendet e mëdha në zhvillim, që po i vuajnë pasojat e ngadalësimit ekonomik në Kinë, me rënien e eksporteve të tyre të materialeve të para.
Në kontinentin e vjetër, Gjermania, ekonomia kryesore evropiane, ka pësuar rënien më të fortë, ndërsa situata më kritike është ajo e Argjentinës, në mes të trazirave ekonomike dhe financiare, me një recesion prej 2.7 përqind të PBB-së së saj.
Në këtë kontekst të zymtë, institucioni ka ulur kryesisht parashikimet e tij për vendet në zhvillim, në veçanti të Indisë, me 1.3 pikë në 5.9 përqind, këtë vit dhe 1.1 pikë në 6, 3 për qind, për vitin 2020./ATSH/