ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Më shumë se 60 të vdekur nga tajfuni që shkakton kaos në Filipine (video) 8 hours ago
Ai i fitoi paratë duke shitur deve dhe ar. Tani ky komandant lufte kontrollon gjysmën e Sudanit. 8 hours ago
Narko-nëndetëse me 1.7 ton kokainë të sekuestruar në Atlantik (video) 8 hours ago
Vdekja e Dick Cheney-t është një humbje për kombin, thotë George W. Bush 8 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 9 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Ngjarjet në Veri / Ramës i mbahet goja për Vuçiçin

albnews by albnews
1 August, 2022
in Albania, Kosova
0
Ngjarjet në Veri / Ramës i mbahet goja për Vuçiçin
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Pasi heshi në mënyrë të çuditshme për pothuajse 24 orë për kërcënimet, shantazhet, bllokimin e rrugëve dhe shtënien me armë nga serbët e veriut të Kosovës, Edi Rama vendosi ta heqë qafe këtë patate të nxehtë si një temë dytësore, gjatë konferencës së shtypit me kryeministrin spanjoll, Pedro Sánchez.

Por, ndonëse me shumë më tepër vonesë sesa edhe faktorët asnjanës, Rama bëri edhe një paraqitje të shtrembëruar të situatës. Ai e trajtoi ngjarjen si një pakënaqësi të serbëve lokalë që “për arsyet e tyre”, nuk duan të zbatojnë marrëveshjet e dakortësuara në Bruksel, për reciprocitetin.

RelatedPosts

“Kemi punuar në heshtje”, Kurti publikon për herë të parë letrën ku kishte kërkuar lirimin e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit

U pyet për Ballukun, Rama mbyll konferencën me Gonzaton

Eurodeputeti rumun jep alarmin: SPAK-u në Shqipëri po përdoret për spastrime politik

Po të shikohet me kujdes teksti i fjalëve që tha shefi i qeverisë së Tiranës, aty lexohet qartë ngërçi për të demaskuar politikat ekstreme të Vuçiçit. Sepse ndryshe nga ç’e dinë të gjithë dhe nga sa thotë në unison klasa politike në Kosovë, që e sheh regjimin e Beogradit si arkitektin dhe manipuluesin e serbëve lokalë për të mbajtur të ndezura tensionet, kryeministri i Shqipërisë e vuri peshën e fajit mbi ta dhe jo mbi Beogradin.

“Unë i bëj thirrje autoriteteve në Beograd, Presidentit të Serbisë që të mos ushqejnë me asnjë lloj justifikimi apo alibie për grupe të caktuara në Veriun e Kosovës që për arsyet e tyre i kundërvihen zbatimit të një marrëveshje që jo vetëm duhet zbatuar por është e vlefshme për t’u zbatuar për t’i dhënë më shumë besueshmëri dialogut” tha Rama gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin e Spanjës, Pedro Sánchez.

Pra ai e shikon Vuçiçin thjesht si justifikues apo krijues alibish për krimet që serbët lokalë kanë vendosur të bëjnë “për arsyet e tyre” dhe jo si organizatorin dhe frymëzuesin e të gjitha trazirave. Dhe për këdo që e kupton diplomacinë dhe nuancat e saj kjo nuk është thjeshtë një diferencë e vogël leksike.

Natyrisht, në pikat e tjera Rama tha se ishte 100% me qeverinë e Kosovës për vendosjen e reciprocitetit, se marëveshjet e firmosura në Bruksel duhej të zbatoheshin dhe se Albin Kurti bëri mirë që dëgjoi ndërkobëtarët për ta shtyrë edhe me një muaj vendosjen e masave të reciprocitetit. Por thelbi ngelet se ai nuk ka fuqinë tu thotë qytetarëve të tij të vërtetën për sa i përket Aleksandar Vuçiçit. Rama nguroi ta etiketonte presidentin serb ashtu sikurse e njeh gjithkush si njeriun e fortë që kontrollon serbët lokalë, por e zbuti rolin e tij duke e paraqitus si justifikuesin e krimeve që i bëjnë të tjerët.

Një mënyrë e tillë shprehjeje mund të trajtohej edhe si mungesë vëmendjeje apo lapsus, nëse tashmë qëndrimet e zbutura ndaj presidentit serb nuk do të ishin bërë rrugë. Por kur dihet se shefi i qeverisë shqiptare i bën thirrje liderëve perëndimorë të mos tregohet të ashpër ndaj refuzimit të Serbisë për ti vënë sanksione agresorëve rus, kur ai fajëson Prishtinën për ngecjen e dialogut me Beogradin, kur ai s’ka guxuar kurrë të përdorë për Vuçiçin, akuzat, cinizmin dhe talljet që nuk i ka kursyer për pjesën më të madhe të liderve të Kosovës, kuuptohet më lehtë se asgjë nuk është e rastësishme.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Më shumë se 60 të vdekur nga tajfuni që shkakton kaos në Filipine (video)

Më shumë se 60 të vdekur nga tajfuni që shkakton kaos në Filipine (video)

5 November, 2025
Ai i fitoi paratë duke shitur deve dhe ar. Tani ky komandant lufte kontrollon gjysmën e Sudanit.

Ai i fitoi paratë duke shitur deve dhe ar. Tani ky komandant lufte kontrollon gjysmën e Sudanit.

5 November, 2025
Narko-nëndetëse me 1.7 ton kokainë të sekuestruar në Atlantik  (video)

Narko-nëndetëse me 1.7 ton kokainë të sekuestruar në Atlantik (video)

5 November, 2025
Vdekja e Dick Cheney-t është një humbje për kombin, thotë George W. Bush

Vdekja e Dick Cheney-t është një humbje për kombin, thotë George W. Bush

5 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result