ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Të mësosh më shumë për një foshnjë për ta bërë atë një ‘zotëri anglez’ – A ia vlen paratë? 2 hours ago
Ish-presidenti francez Sarkozy lirohet nga burgu pas tre javësh 2 hours ago
Si e tejkaluan SHBA-të Kinën si investitori më i madh i huaj në Afrikë 2 hours ago
Emigranti i dytë i dërguar në Francë kthehet në Mbretërinë e Bashkuar 3 hours ago
Ambasadorja e Francës në linjë me opozitën: Nuk ka direktivë të BE për ligjin e barazisë gjinore 3 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Konjufca: Po aq sa festojmë duhet të reflektojmë për pengesat

albnews by albnews
27 November, 2022
in Albania, Kosova
0
Konjufca: Po aq sa festojmë duhet të reflektojmë për pengesat
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ka nisur në ambientet e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë mbledhja mes parlamentarëve të Shqipërisë dhe Kosovës. Ceremonia nisi me himnin e Kosovës për t’u pasuar me atë kombëtar shqiptar.

Ligjvënësit e të dy vendeve e ngritën në këmbë për të nderuar himnet kombëtare përpara se të niste seanca e jashtëzakonshme plenare.

RelatedPosts

Ambasadorja e Francës në linjë me opozitën: Nuk ka direktivë të BE për ligjin e barazisë gjinore

Çfarë dëshmoi Hill në ditën e parë të dëshmisë në Hagë

“Drama e një shoqërie: Të rinjtë ia kanë lënë vendimarrjen në dorë gjyshërve!”

Përfaqësuesi i parë kosovar i cili mori fjalën në mbledhjen e përbashkët Kosovë-Shqipëri që po zhvillohet  në Tiranë, ishte kreu i Kuvendit në Prishtinë Glauk Konjufca.

Kreu i Parlamentit kosovar nënvizoi rëndësinë e kësaj datë për të gjithë shqiptarët, duke kujtuar si pikërisht domethënie e kësaj date të shënuar ka qenë ylli polar i të gjithë dëshmorëve të rënë për liri, duke filluar nga heroi Adem Jashari.

Duke marrë shkas nga dita e lindjes së heroit nga Prekazi që përkon pikërisht me 28 nëntorin, Konjuca beri një paralelizëm midis ikjes të okupatorit osman nga Shqipëria me largimin e okupatorit serb nga Kosova, pothuajse një shekull më vonë.

Por përpos ditës festive, kreu i Parlamentit kosovar kujtoi edhe se “po aq sa festojmë sot duhet të reflektojmë për pengesat”, duke parë edhe nga situatën e ndërlikuar ndërkombëtare dhe në rajon.    “Bota sot më e pasigurtë nga Rusia, i vetmi vend në Europë i lidhur me Moskën është Serbia.  Ajo na lufton nga brenda dhe jashtë, nga diplomacia te kontrolli i grupeve kriminale.  Sa më afër Shqipëria me Kosovën, aq më shumë do të mbrojmë interesat e kombit”, tha ai, duke kujtuar orientimin “ e pa rezervë të Kosovës në BE, brenda NATO-s, në miqësi të përhershme me SHBA”.

Në një fjalim emocionues, kryeparlamentarja Lindita Nikolla nënvizoi thirrjen “Një komb, një qëndrim”, duke sjellë në vëmendjen datat që kanë shënuar historinë tonë.

“Një komb një qëndrim, atë të vëllazërimit Shqipëri-Kosovë në vigjilje të 28 nëntorit. Kumti na mbush me ndjenja të fisme, me krenari kujtime e refleksione për atë që ishim dhe bënë, atë jemi dhe duam dhe atë që do t’u lëmë trashëgimi fëmijëve. Ditë e paharrueshme sot ku dy kuvendet mblidhen për të kremtuar ngritjen e flamurit të Skënderbeut nga babai i kombit Ismail Qemali në 1912 në Vlorë.

Ekzistencën, territorin, gjuhën dhe identitetin na e vinin në diskutim. Nga Prizreni e Vlora, Tirana e Prishtina nga Korça e Presheva nuk i ikën privilegjit e nderit që iu dha emri shqiptar. U bënë shqiptarët qytetarë të denjë të qytetërimit që i përkasin pa dallim feje, krahine e ideje iu falën flamurit kombëtar. Shqipëria e Kosova janë dy shtete të pavaruara me miq e aleatë të mëdhenj me aspiratë integrimin në BE. Është vendi i duhur për të kujtuar ata që krijuan kongresin e Lushnjës, ata që luftuan kundër okupatorëve. Martirët e burgjeve komuniste, të gjithë ata që nuk e humbën beismin te liria po kaq edhe studentët e dhjetorit 1990”.

Nikolla theksoi se është përgjegjësi e dy kuvendeve për t’i shndërruar kufijtë në kufij formalë.

“Histoira nuk është rrëfim por edhe shkollë. Kemi qenë të ndarë me mur por në gëzime e vaje kemi pasur në vetëdije njëri-tjetrin. Përgjegjësi për t’i shndërruar kufijtë në kufij informalë dhe për këtë një rol vendimtar kanë dy kuvendet tona. Shqiptarët kudo që janë do të bëjnë më të mirën”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Të mësosh më shumë për një foshnjë për ta bërë atë një ‘zotëri anglez’ – A ia vlen paratë?

Të mësosh më shumë për një foshnjë për ta bërë atë një ‘zotëri anglez’ – A ia vlen paratë?

10 November, 2025
Ish-presidenti francez Sarkozy lirohet nga burgu pas tre javësh

Ish-presidenti francez Sarkozy lirohet nga burgu pas tre javësh

10 November, 2025
Si e tejkaluan SHBA-të Kinën si investitori më i madh i huaj në Afrikë

Si e tejkaluan SHBA-të Kinën si investitori më i madh i huaj në Afrikë

10 November, 2025
Emigranti i dytë i dërguar në Francë kthehet në Mbretërinë e Bashkuar

Emigranti i dytë i dërguar në Francë kthehet në Mbretërinë e Bashkuar

10 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result