• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Sunday, June 8, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Doctor Honoris Causa nga UET, Xan Smiley: Ndryshimet në Shqipëri këta 30 vjet janë të mëdha

Doctor Honoris Causa nga UET, Xan Smiley: Ndryshimet në Shqipëri këta 30 vjet janë të mëdha

by albnews
29 April, 2023
in Albania, Kulture, Shqiperia
0
6
VIEWS

Editori i njohur i revistës britanike “The Economist” nderohet nga UET me titullin Doctor Honoris Causa.

Senati Akadamik i këtij universiteti e vlerësoi për kontributin historik në mbrojtje të vlerave të liberalizmit përmes gazetarisë cilësore dhe lidhjen historike e simbolike me Shqipërinë, përmes të të atit, kolonelit britanik David Smiley, i cili shërbeu në mision gjatë Luftës së Dytë Botërore.Xan Smiley e viziton Shqipërinë për herë të dytë, pas 30 viteve, ndërsa vlerësoi ndryshimet pozitive të vendit.

Janë plot 80 vite, nga prilli i vitit 1943, kur koloneli britanik David Smiley u parashutua në veri të Greqisë, për ta kaluar kufirin drejt Shqipërisë herë më këmbë e herë me gomar.

Ai ishte pjesë e Forcave Aleate, me mision në këtë anë të Europës, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në prill të 2023-shit, Smiley mbërrin sërish në Shqipëri. Është i biri, gazetari i njohur Xan Smiley, i cili u nderua nga Universiteti Europian i Tiranës me titullin Doctor Honoris Causa. Jo vetëm për lidhjen domethënëse me Shqipërinë përmes të atit, por edhe për kontributin historik si editor senior mbrojtje të vlerave të liberalizmit përmes gazetarisë cilësore, veçanërisht pranë “The Economist”. Për revistën prestigjioze britanike, e njohur për qasjet liberale në ekonomi dhe jetën shoqërore, zoti Smiley tha e kishte punuar për plot 42 vjet. Në një prej atyre viteve, rasti e desh si pjesë e mbulimit të çështjeve të Ballkanit, të vizitonte Shqipërinë. Ishte viti 1993, kujtoi zoti Smiley, duke shtuar se në kujtimet e tij të tridhjetë viteve më parë Tirana e stili sovjetik, ishte shumë gri. “E di se çdo vend ka probleme, por diçka mund them me siguri: Tirana sot është krejt e panjohshme.

Nuk mund t’i besosh ndryshimeve prej 1993-shit e deri më sot. E di se ka probleme, e më kanë përmendur disa prej tyre. Por ajo që mund të shihni këtu është ndryshim fantastik. E di se njerëzit janë pak kritikë rreth shtypit këtu, por të paktën kushdo mund të flasë hapur, mund të udhëtojë, mund të kritikojë. Mendoj se përparimet, edhe pse ka ndoshta probleme, janë aq të mëdha, sa të kthehem 30 vite më pas, ndihem shpresëplotë dhe optimist dhe të çmoj ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur”, do të shprehej zoti Smiley, gjatë ceremonisë, ku u nderua me titullin Doctor Honoris Causa, nga Senati Akademik i Universitetit Europian të Tiranës.

Ai kujtoi të atin, kolonelin britanik David Smiley dhe tha se pas viteve ’90, do ta vizitonin shumë shqiptarë. “Ai do të kishte qenë shumë krenar, të ishte këtu, 80 vjet më vonë. U nda nga jeta më 2009-n, ishte ende në aftësi të mira mendore dhe, veçanërisht pas vitit 1991, shumë shqiptarë vinin dhe e vizitonin. I pëlqente të ishte në kontakt me shqiptarët. Ndaj, ndihem edhe pak shqiptar”. Ai shtoi se ndryshe nga kolegët e kolonelit Smiley, Julian Amery dhe Billy McLean, që u bënë pas luftës anëtarë të Parlamentit, i ati nuk ishte njeri politik. “Dy prej oficerëve britanikë, që ishin bashkë me të, u bënë anëtarë të Parlamentit dhe ishin shumë të përfshirë në politikë.

Ata thoshin gjithmonë, se kur kishte fjalime -dhe Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu mbanin fjalime shumë të gjata- im atë mërzitej shumë. Dhe, dy britanikët e tjerë, Julian Amery dhe Billy McLean thoshin: “Oh, Davidi po murriztët nga fjalimet, le ta çojmë të hedhë në erë ndonjë urë!” Kështu thoshin”, ndau ai me të pranishmit. Gazetari i shquar u ndal të fliste edhe për revistën “The Economist” dhe filozofinë e saj. Prej më shumë se 40 vitesh, ai mbulon zhvillimet politike në Europën Lindore e Shqipëri përgjatë. Me një karrierë të gjatë në gazetari, zoti Smiley ka punuar për media të rëndësishme të globit si editor dhe korrespodent si “BBC”, ”The Economist”, “Time”, “The Observer”, “The London Times”,“The Daily Telegraph”, ”The Spectator”, etj. I edukuar në Eton College dhe Oxford University, Xan Smiley nuk ka ndjekur krejtësisht rrugëtimin e të atit, por pas studimeve në Linguistikë-Letërsi dhe Histori Moderne, nis eksplorimin e tij të botës duke punuar fillimisht si mësues dhe antropolog social në Kenia, ku edhe shërbeu për herë të parë si korrespodent freelance për BBC-në, “The Observer”, “The Spectator” dhe revistën “Time” e media të tjera në Angola, Zambia, Zimbabve dhe Afrikë e Jugut, në më shumë se 40 shtete të Afrikës në tërësi. “Nuk i ka ndjekur gjurmët e të parëve, por ka zgjedhur të luftojë në një mënyrë tjetër, me penë.

Sot nuk shkruajmë me pupël, kemi kompjuterët e shpejtë. Babai juaj mbante shënime në fshatrat e humbur të Shqipërisë, në male, komunikonte me radio, por sot kemi të tjera mundësi. fjala është një armë e fortë, ndoshta edhe më e fortë se arma e zjarrit.

Në këtë drejtim kontributi i tij [ David Smiley] si profesionist ka qenë shumë madh, i ka kaluar kufijtë e Briaisë së Madhe; ne i jemi mirënjohës përjetësisht si shqiptarë babait tuaj, por edhe juve nuk do t’ju lëmë mbrapa. Jemi mirënjohës për atë çka keni mundur të bëni. Kur raportoni për Ballkanin, do të thotë se keni raportuar për Shqipërinë”, do të shprehej historiania Nevila Nika, një nga profesorët që ka rekomanduar emrin e zotit Smiley për titullin Doctor Honoris Causa. Nika tha se emri i kolonelit David Smiley është një emër që nuk mundon dhe nuk do të mungojë në historinë e Shqipërisë. David Smiley, shërbeu në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore për të organizuar forcat shqiptare në rezistencën ushtarake përkrah forcave aleate, ndërsa e ka vijuar veprimtarinë e tij edhe pas vendosjes së regjimit diktatorial, në misione antikomuniste të Inteligjencës Britanike në Shqipëri.

Dekania e Fakultetit të Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale, në UET, Belina Budini u shpreh se dështimi i misioneve destabiliziuese ndaj regjimit diktatorial, në të cilat koloneli Smiley u angazhua, ishin edhe një nga pengjet e mëdha të jetës së tij, duke iu referuar kujtimeve të tij, botuar nga UET PRESS “Vitet Shqiptare ’43-‘45”. “Fotografitë që shoqërojnë këtë libër, janë nxjerrë nga albumi personal i babait tuaj, sëbahsku me shënimet e ruajtura prej tij dhe përbëjnë disa nga dëshmitë më autentike dhe të besueshme të Shqipërisë së Luftës dhe figurave të saj dhe, janë një burim historik i dorës së parë”, u shpreh ajo. Dekania Budini, e cila propozoi dhe përgatiti një prej rekomandimeve për dhënien e titullit Doctor Honoris Causa zotit Smiley, bëri me dije bashkëpunimin me gazetarin e njohur për për publikimin e një pjese tjetër të dëshmive dhe materialeve që Xan Smiley ruan nga arkivat personale të të atit. “Në rolin tim si dekane e Fakultetit të Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale, ndihem mjaft e nderuar që e vlerësojmë në UET një personalitet të rrallë, të gazetarisë klasike, ndër profilet që sot në botë ka mishëruar dhe vetë zotin Smley, një model elitar profesional”, u shpreh dekania.

Në rolin e tij si editor politik për “The Economist” gjatë viteve 1992-1994, kur edhe ka vizituar Shqipërinë për herë të parë, Smiley ishte njëkohësisht editor i rubrikës së famshme “Bagehot column”, që mban emrin e editorit historik, Walter Bagehot. Gjatë periudhës nga viti 1995 deri në vitin 2003, Smiley ishte editor për Europën në “The Economist” kur edhe krijoi rubrikën e njohur me emrin “Charlemagne column”, e cila mbulon zhvillimet politike të Europës nga një perspektivë jo thjesht raportuese, por thelbësisht analitike dhe reflektuese. Nga viti 2003 deri në vitin 2014, ai ishte editor për Lindjen e Mesme dhe Afrikën, duke mbuluar veçanërisht ngjarjet në Izrael, Iran dhe Irak. Nga viti 2014 dhe aktualisht, Smiley është editor i rubrikës “at Large” të “The Economist”, ndërsa shkruan editoriale dhe editon mbulimin global të saj. Presidenti i Universitetit Europian të Tiranës, çmoi në veçanti rëndësinë e rubrikës “Charlemagne” të themeluar nga zoti Smiley, duke thënë “Në vlerësimin tim si lexues, është ndër më të mirat, sidomos kur bëhet fjalë për çështje të integrimit europian dhe axhendën zhvillimore të kontinentit tonë. Presidenti Xhepa kujtoi se revistën “The Economist” e lexonte kur ishte asistent pedagog i ri, me lejen e sekretarit të Partisë, pasi në Bilbiotekën Kombëtare, ishte një revistë e ndaluar.

“Shqipëria ka pasur një njohje të vonë të ideve liberale, filloi t’i prekte idetë liberale me shembjen e sistemit komunist në vitet 90, por duket se pendulumi i opinionit publik po anon përsëri nga drejtimi i kundërt. Duket se idetë liberale janë vënë nën sulm , në veçanti duke nisur nga kriza financiare në 2007 e në vazhdimësi. Prandaj edhe kemi nevojë për të pasur miq, siç është zoti Smiley, për t’i mbrojtur këto ide dhe për të ndërtuar atë hollin e famës së personaliteteve të shquar që janë në mbrojte të ideve të tilla. Jemi të nderuar që në hollin e famës së personaliteteve të shquar të UET, do të kemi një personalitet të tillë dhe falënderime të veçanta për pranimin që i keni bërë këtij titulli”, u shpreh presidenti i UET.

Ai shtoi se përkrahësit e liberalizmit, kanë qenë të pakët dhe në momente të vështira historike, siç janë ato që po kalojmë edhe tani, janë për t’u vlerësuar. Rektori i Universitetit Europian të Tiranës, Tonin Gjuraj bëri me dije se ministrja e Arsimit dhe Sporteve ka dhënë miratimin për dhënien e titullit Doctor Honoris Causa, zotit Xan Smiley, me motivacionin “për kontributin historik si editor senior, në mbrojtje të vlerave të liberalizmit përmes gazetarisë cilësore, veçanërisht pranë “The Economist”; si dhe për lidhjen domethënëse me subjektin e Shqipërisë përmes babait të tij, kolonelit britanik, David Smiley, që k organizuar rezistencën ushtarake në Shoqëri në krah të Forcave Aleate, gjatë Luftës së Dytë Botërore”.

Në karrierën e tij të gjatë, duke nisur nga viti 1977, ai ka shërbyer kësisoj si gazetar dhe editor në Afrikë, në Europën Lindore dhe ish-Bashkimin Sovjetik, po kështu në zyrën e The Sunday Telegraph në Uashington, si edhe në Lindjen e Mesme. Në vitet 1988 dhe 1989 është nominuar si korrespondenti i huaj i vitit dhe nga viti 2010-2018 është asociuar me Këshillin e Institutit Mbretëror për Ҫështjet Ndërkombëtare (Chatham House).

I apasionuar pas sporteve, ashtu sikurse babai i tij, Xan Smiley ka marrë pjesë edhe në skuadrën britanike të skive dhe është fitues në garën e famshme të ekipeve universitare Oxford-Cambridge. Aktualisht, në moshën 73 vjeçare, Xan Smiley jeton në Oksford dhe vijon të shërbejë si editor global i rubrikës ‘At Large” për the Economist, si një nga kontribuuesit më jetëgjatë për këtë media emblemë të liberalizmit ekonomik dhe gazetarisë së thelluar e analitike, me impakt global.

Zoti Smiley tha se kishte në plan të punonte në revistën “The Economist”, deri në moshën 75-vjeçare, që do t’i mbushë vitin e ardhshëm. Ai dha edhe disa këshilla mbi cilësitë që duhet të kenë gazetarët. “Ndihem shumë i nderuar dhe është goxha rastësi, sepse janë tetëdhjetë vjet plot, kur im atë erdhi dhe kur shoh fotografitë tij më 1944 – ai bëri dy vizita, gjashtë muaj më 1943 dhe gjashtë muaj më 194 – ose ndoshta ishte viti 1943, kur Italia kapitulloi dhe ai shkoi në Berat.

Ishte një fotografi e mirë e hotelit, jo tek ai që qëndrova mbrëmë dhe poshtë fotos shkruhet: “hotel, por vetëm për komisarët”. Partizanët qëndruan për katër apo pesë ditë derisa mbërritën gjermanët dhe u larguan më pas drejt maleve. E gjej të jashtëzakonshme, që 80 vjet më parë ai ishte një 27 vjeçar, shumë i ri dhe unë vij në një situatë shumë të rehatshme. Jam me fat dhe i përkëdhelur dhe mendoj se nuk e meritoj këtë. Jam krenar dhe familja me, po më ngacmonin duke më thënë se kur të kthehem do të më thërrasin dr.Smiley! Mendoj se nuk do ta quaj veten Dr. Smiley tek “The Economist”, tha zoti Smiley. Ai ndau me të pranishmit mbresat nga një udhëtimi në Berat, ndërsa tha se do të takohej edhe me kryeministrin e vendit, Edi Rama.

Ai do të jetë gjithashtu një nga folësit kryesorë në konferencën shkencore ndërkombëtare, Ditët e Studimeve Shqiptare, që organizohet në UET, më 28 dhe 29 prill e ku do të trajtohet çështja e integrimit europian.

Previous Post

Krijojmë mundësi, ndërtojmë vlera! (video)

Next Post

…“spiunia” britanike që mori pjesë në vrasje

albnews

albnews

Related Posts

Shqipëria tregon karakter ndaj Serbisë, barazim pa gola në Tiranë, Manaj humb penalltinë vendimtare
Albania

Shqipëria tregon karakter ndaj Serbisë, barazim pa gola në Tiranë, Manaj humb penalltinë vendimtare

7 June, 2025
VIDEO/ ‘Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri’, tifozët kuqezi shpalosin banderolën e madhe
Albania

VIDEO/ ‘Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri’, tifozët kuqezi shpalosin banderolën e madhe

7 June, 2025
Fshatra të qetë, lumenj të egër dhe aventura të pazakonta, The Time: Ana sekrete e jugut të Shqipërisë
Albania

Fshatra të qetë, lumenj të egër dhe aventura të pazakonta, The Time: Ana sekrete e jugut të Shqipërisë

7 June, 2025
Next Post
…“spiunia” britanike që mori pjesë në vrasje

...“spiunia” britanike që mori pjesë në vrasje

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Shqipëria tregon karakter ndaj Serbisë, barazim pa gola në Tiranë, Manaj humb penalltinë vendimtare

Shqipëria tregon karakter ndaj Serbisë, barazim pa gola në Tiranë, Manaj humb penalltinë vendimtare

7 June, 2025
VIDEO/ ‘Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri’, tifozët kuqezi shpalosin banderolën e madhe

VIDEO/ ‘Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri’, tifozët kuqezi shpalosin banderolën e madhe

7 June, 2025
Fshatra të qetë, lumenj të egër dhe aventura të pazakonta, The Time: Ana sekrete e jugut të Shqipërisë

Fshatra të qetë, lumenj të egër dhe aventura të pazakonta, The Time: Ana sekrete e jugut të Shqipërisë

7 June, 2025
Berisha kthehet në seli: Brukseli kushtëzoi integrimin me rikthimin e demokracisë

Berisha kthehet në seli: Brukseli kushtëzoi integrimin me rikthimin e demokracisë

7 June, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4837 shares
    Share 1935 Tweet 1209
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2442 shares
    Share 977 Tweet 611
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1897 shares
    Share 759 Tweet 474
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1827 shares
    Share 731 Tweet 457
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1708 shares
    Share 683 Tweet 427
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM