ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Marsi mund të ketë qenë dikur vendbanim për jetën mikrobike 4 hours ago
Ministria e Jashtme e Kosovës thirrje shtetasve të saj: Shmangni udhëtimet nga Serbia, po ndërmarrin praktika represive 4 hours ago
24 vjet nga sulmet e 11 Shtatorit në Nju-Jork, Begaj: Të vendosur kundër çdo forme terrorizmi dhe dhune 4 hours ago
Dërgonin ilegalisht shqiptarë drejt SHBA dhe Kanadasë, 3 të arrestuar 4 hours ago
Krerët e shtetit nderojnë viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA 4 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

Procesi zgjedhor, monitoruesja e OSBE/ODIHR: Fushata ishte e qetë por e polarizuar

albnews by albnews
15 May, 2023
in Shqiperia
0
Procesi zgjedhor, monitoruesja e OSBE/ODIHR: Fushata ishte e qetë por e polarizuar
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një mision i vëzhguesve ndërkombëtarë, mbi 250, vëzhguan procesin e votimit, numërimit dhe tabelimit të zgjedhjeve që u mbajtën të dielën e 14 majit dhe gjetjet paraprake u bënë publike sot në mesditë nga OSBE/ ODIHR.   

Notë pozitive mori administrimi i zgjedhjeve por shqetësim ishte keqpërdorimi i burimeve shtetërore, presioni dhe intimidimi i votuesve si dhe shitblerja e votës për të cilën ndërkombëtarët kërkuan marrjen e masave.

RelatedPosts

Lirimi i hapësirave publike, Rama ndan pamjet nga Kepi i Rodonit: U shkulën të gjitha ngrehinat e “tokës së xanun”

Vizita e Dumanit në SHBA, SPAK publikon detaje mbi takimet me zyrtarët amerikanë

Atentati në Shkodër- Flet autori i dyshuar: Objektivi i vetëm ishte Erogen Vaso

Shqetësim mbetet keqpërdorimi i burimeve shtetërore, presioni ndaj votuesve.

Audrey Glover: “Zgjedhjet vendore të 14 majit në përgjithësi u administruan mjaft mirë. Ishin konkurruese dhe morën pjesë forcat kryesore politike,  por procesi u karakterizua nga polarizimi i vazhdueshëm mes partive kryesore politike dhe një ndarje e thellë brenda opozitës.

Kandidatët arritën të bënin fushatë lirisht por çështjet me rëndësi për komunitetet vendore zor se u shfaqën gjatë kësaj fushate.

Rastet e keqpërdorimit të burimeve shtetërore në nivel qëndror dhe vendor, pretendimet për presion mbi punonjësit e sektorit publik dhe zgjedhësit dhe pretendimet për blerje votash ishin shqetësuese. Rastet e keqpërdorimit të burimeve shtetërore në nivel qëndror dhe vendor, pretendimet për presion mbi punonjësit e sektorit publik dhe zgjedhësit dhe pretendimet për blerje votash ishin shqetësuese”

Kritika për median

Ndër të tjera OSBE vlerëson si transparente punën e KQZ-së ndërsa media tha se favorizoi partitë kryesore

Audrey Glover:  “KQZ e organizoi punën e tij “në mënyrë transparente dhe efikase por stabiliteti i komisioneve të niveleve më të ulëta u ndikuan negativisht nga zëvendësime të shpeshta të anëtarëve nga partitë kandidate.

Rregullat për mbulimin politik të fushatës favorizojnë partitë kryesore dhe përdorimi i shpeshtë nga media i filmimeve të partive në programet e lajmeve cënoi ndarjen e kohës gjithëpërfshirëse dhe objektive të transmetimit të fushatës” 

Sa i takon ditës së votimit e cilëson si ditë paqësore “por u ndikua negativisht nga raste të shumta të ndërhyrjeve partiake në këtë proces dhe probleme teknike proceduriale. Votimi në grup dhe probleme me fshehtësinë e votës.”

 Faktet e OSBE/ ODIHR

-Fushata u dominua nga liderët e Partive duke marrë pak në konsideratë interesin e zgjedhësve

-Saktësi më e madhe në listën zgjedhore, megjithatë 40% e votuesve potencialë jetojnë jashtë vendit

-92 KZAZ, e 5212 të QV. Krijimi i komisioneve ishte problematikë për shkak të mos plotësimit të anëtarësimit nga partitë dhe zëvendësimeve të shpeshta

-Fushata ka qenë kryesisht paqësore, edhe pse pati sulme të forta verbale nga liderët e partive kundrejt njëri tjetrit të cilat ishin shpesh të rënda

-Përveç disa tubimeve të mëdha, fushata ka qenë relativisht e qetë

-Kandidatët nuk zhvilluan debate me njëri tjetrin por përdorën gjerësisht rrjetet sociale

Shqetësimet

– Lidhja e mediave me partitë politike shkakton ndërhyrje të drejtëpërdrejtë në autonominë editoriale dhe mungesën e burimeve të pavarura të lajmeve

-Përdorimi i pamjeve të përgatitura nga partitë për pasqyrimin e fushatës është shqetësuese sepse rezulton në reklama politike në lajme

– Ka pasur sulme ndaj gazetarëve. Media nuk ka bërë raportime për zgjedhjet.

– Fatkeqësisht fushata dhe pasqyrimi i këtyre zgjedhjeve vendore u përqëndrua më së shumti në politikën dhe partitë, veçanërisht jashtë Tiranës. Ky fokus reduktoi aftësinë reale për të bërë zgjedhjen e tyre në nivel vendor.

A ishin këto zgjedhje të lira dhe të ndershme?

Glover:  “Është e vështirë të përshkruash zgjedhjet si të drejta, por ajo që duhet të ndodhë, nëse këto raste unë iu referova duhet të konkludohet nëse janë ndjekur procedura për të siguruar që manipulime të tilla dhe kërcënimet që njerëzit morën për të votuar në një mënyrë të caktuar, të gjitha këto duhet të ndalohen në një mënyrë apo në një tjetër. Njerëzit duhet të jenë të lirë të votojnë për atë që duan dhe jo të votojnë për dikë që u thuhet se duhet të votojnë. Shpresoj që masat të merren për të siguruar që manipulimi të marrë fund”

KiE: Munguan debatet e vërteta. Jemi të merakosur

Ndërkohë përfaqësuesi i Kongresit të Autoriteteve Vendore dhe Rajonale në Këshillin e Evropës, Stewart Dickson paraqiti këto gjetje:

“Jemi të merakosur se munguan debatet e vërteta dhe programet e vërteta politike vendore. Gjithashtu disa rekomandime të mëparshme të Kongresit mbeten të paadresuara. Do të përgatisim disa rekomandime që do ia adresojmë autoriteteve të Shqipërisë dhe do të paraqiten për miratim në sesionin e ardhshëm të kongresit në Strasburg në tetor.”

PE: Kandidatët u lanë në hije

Si pjesë e misionit të OSBE/ODIHR ishte dhe një delegacion nga PE

Sven Simon në emër të delegacionit të Parlamentit Europian për vëzhgimin e zgjedhjeve tha se përballja e drejtuesve të politikës la në hije kandidatët.

“Përballja e drejtuesve të politikës la në hije kandidatët. Gjithashtu duhet një frymë e re me të rinj. PE vuri re gjithashtu, pajisjen e id elektronik që jo gjithnjë funksionuan. Vëzhguesit panë edhe shumë njerëz jashtë qendrave të votimit që mund të quhej intimiduese. Megjithatë, duhej thelluar në çështjet vendore, kushte më të mëdha jetese, largimit e trurit nga vendi programet etj” tha Simon.

Delegacioni u përbë nga 4 anëtarë që përfaqësonin 4 grupe politike dhe tre shtete të ndryshme. Dakordësohet me deklaratën dhe gjetjet paraprake të misionit OSBE/ODIHR

A ishin këto zgjedhje të lira dhe të ndershme?

Glover:  “Është e vështirë të përshkruash zgjedhjet si të drejta, por ajo që duhet të ndodhë, nëse këto raste unë iu referova duhet të konkludohet nëse janë ndjekur procedura për të siguruar që manipulime të tilla dhe kërcënimet që njerëzit morën për të votuar në një mënyrë të caktuar, të gjitha këto duhet të ndalohen në një mënyrë apo në një tjetër. Njerëzit duhet të jenë të lirë të votojnë për atë që duan dhe jo të votojnë për dikë që u thuhet se duhet të votojnë.

Shpresoj që masat të merren për të siguruar që manipulimi të marrë fund. Ne ishim vetë të shqetësuar për situatat, manipulimet që përmendëm. Shpresojmë që KQZ të bëjë diçka. Si KQZ është ai përgjegjës që të sigurojë që zgjedhjet janë realizuar në përputhje me ligjin. Janë ata përgjegjës për zgjedhje demokratike në vend. Nëse doni zgjedhje të tilla duhet që i gjithë kuadri ligjor të zbatohet dhe intimidimi dhe manipulimi të marrë fund.”

Sven Simon i PE: Është e vështirë të thuash që zgjedhjet kanë qenë të drejta apo jo. Pamë njerëz përreth QV që u dukën mjaft intimidues kur bëhet fjalë për burimet shtetërore dhe përdorimin e tyre. Vëmendja jonë u tërhoq nga aktivistët.

250 vëzhgues monitoruan diten e votimit

Këto janë zgjedhjet e 16-ta që ODIHR vëzhgon në këtë vend. Ekipi përbëhet nga 14 ekspertë nga 12 shete. Misioni u hap më 16 prill. Një javë më pas u bashkuan 24 vëzhgues afatgjatë. Pak ditë para zgjedhjeve u bashkuan vëzhgues të tjerë. Afro 250 vetë vëzhguan votimin e numërimin dhe tabelimin  në ditën e zgjedhjeve.

Glover bëri të qartë se vëzhgimi ka të bëjë vetëm me standardet

“Kemi ardhur këtu pa ide të paracaktuar apo, axhendë fikse dhe kemi lënë faktet që të flasin vetë. Shqetësimi ynë është që zgjedhjet të mbahen sipas standardeve”

A është e mundshme që në zgjedhjet e ardhshme në 2025 të realizohet votimi elektronik kudo?

Glover: Mendoj se votimi elektronik rezultoi i suksesshëm edhe pse pati vështirësi. E kuptoj që shpresa dhe objektivi është që kudo të kemi votim elektronik në zgjedhjet e ardhshme.Është e nevojshme të trajnohen njerëzit dhe të ketë pajisje të posaçme. Në qendër të Elbasanit u realizua në kohë por në disa vende të tjera pati vështirësi sepse nuk u zhvilluan trajnimet e duhura. Le të shpresojmë që të kemi votim elektronik në të ardhmen dhe trajnimi të jetë më i mirë që votuesit të përdorin këto materiale

Duke u ndalur tek pajisjet e identifikimit elektronik Glover tha se kishte konstatuar konfuzion: Në disa raste nuk u bë veprime të thjeshta si fshirja e gjurmëve të një personi që të niste personi tjetër. Duhet të ketë më tepër pajisje të identifikimit në dispozicion.

Po këto zgjedhje ishin më të mira apo pak më të mira?

Ndihem keq kur iki nga Shqipëria. Më ka pëlqyer të qëndroj këtu, por nuk bëjmë krahasime mes zgjedhjeve” mbylli konferencën e saj Glover.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Marsi mund të ketë qenë dikur vendbanim për jetën mikrobike

Marsi mund të ketë qenë dikur vendbanim për jetën mikrobike

11 September, 2025
Ministria e Jashtme e Kosovës thirrje shtetasve të saj: Shmangni udhëtimet nga Serbia, po ndërmarrin praktika represive

Ministria e Jashtme e Kosovës thirrje shtetasve të saj: Shmangni udhëtimet nga Serbia, po ndërmarrin praktika represive

11 September, 2025
24 vjet nga sulmet e 11 Shtatorit në Nju-Jork, Begaj: Të vendosur kundër çdo forme terrorizmi dhe dhune

24 vjet nga sulmet e 11 Shtatorit në Nju-Jork, Begaj: Të vendosur kundër çdo forme terrorizmi dhe dhune

11 September, 2025
Dërgonin ilegalisht shqiptarë drejt SHBA dhe Kanadasë, 3 të arrestuar

Dërgonin ilegalisht shqiptarë drejt SHBA dhe Kanadasë, 3 të arrestuar

11 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result