ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Super Tajfuni Ragasa godet Hong Kongun, numri i viktimave në Taiwan rritet 47 minutes ago
Mourinho dhe Benzema sërish bashkë te Benfica? 7 hours ago
Shtypi turk sulmon Mourinhon: Kishte një marrëveshje me Benfikën, UEFA duhet të hetojë 7 hours ago
Trump: Me mbështetjen e BE, Ukraina mund të rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia 7 hours ago
Ambasadori britanik: Udhëheqësit politikë në Kosovë t’i respektojnë vendimet e Kushtetueses 10 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Palmer: Parisit ja kemi bërë të qartë zhgënjimin

albnews by albnews
2 November, 2019
in Albania, Maqedonia
0
Palmer sot në Kosovë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

SHBA-të janë të gatshme të ushtrojnë edhe presion mbi Francën dhe të lobojnë për të pranuar fillimin e negociatave të anëtarësimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Përfaqësuesi special i shtëpisë së bardhë i cili qëndroi në Shkup gjatë javës që lejmë pas, në një intervistë për Alsat, tha se vendi i tij ja ka shprehur qartë zhgënjimin Parisit, për pozitën që mbajti në Këshillin Evropian.

RelatedPosts

PS-PD bëhen bashkë në Këshillin Bashkiak, shkarkojnë nga detyra Erion Veliajn

Rama nuk shkoi në OKB, Berisha: Ramës iu anuluan ftesat, është i lidhur me kartelet

“Gratë e Doshit” i lënë vendin burrave! Epidemi dorëheqjesh te PSD, lista e Shkodrës drejt ezaurimit

“Sigurisht se ua kemi bërë të qartë partnerëve tanë francez, në nivel shumë të lartë, se jemi thellësisht të zhgënjyer me pozitën që Parisi mori në Këshillin Evropian dhe e kemi inkurajuar Francën që të punojë me partnerët e saj në BE në kërkim të një konsensusi duke përfshirë çfarëdo diskutimesh që mund të jenë të nevojshme për vetë procesin e zgjerimit”, u shpreh Metju Palmer, përfaqësuesi special i SHBA-ve.

Sipas Palmerit, vendet anëtare të BE-së do të vazhdojnë të punojnë në gjetjen e një konsensusi për këtë gjë.

“Nuk ishte një “jo”, nuk u vendosën kushte të reja. Reflekton realitetin e pamundësisë së Këshillit për të arritur një konsensus akoma, por kjo nuk nënkupton që ata nuk do të vazhdojnë të punojnë për arritjen e një marrëveshje për këtë gjë, në një të ardhme të afërt dhe SHBA-të do të bëjnë presion këtë, do ta shtynë këtë dhe do të lobojnë për Maqedoninë e Veriut dhe për Shqipërinë në këtë proces”, tha Metju Palmer, përfaqësuesi special i SHBA-ve.

Institucionet e BE-së nuk pranojnë të dorëzohen për këtë temë. Presidenti i ri i Parlamentit Evropian, David Sasoli, në një intervistë për Agjencinë e lajmeve MIA, ka deklaruar se gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë shumë të rëndësishëm për BE-në.

“Ne nuk do të dorëzohemi. Si në çdo proces demokratik, kuptohet, duhet të arrijmë vendim për konsensus. Kishte kundërshtime minorene në këtë rast por besoj se shumë shpejt do të mund ta tejkalojmë këtë pengesë… Kemi ardhmëri të përbashkët… Gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë shumë të rëndësishme. Mendoj se duhet të mbërrijmë në Samitin e Zagrebit me konsensus nga ana evropiane. Ajo që do të bëjë Komisioni i ri Evropian do të jetë e shkëlqyeshme… Nuk humbin kohë dhe gjashtë muajt e ardhshëm nuk do të jenë humbje. Kjo gjithashtu do të jetë mundësi ta tregojmë vendosshmërinë tonë. Kemi vetëm një pushim në një rrugë të gjatë por fjala e fundit nuk është thënë akoma”, u shpreh David Sasoli, Presidenti i ri i Parlamentit Evropian.

Ndërkohë, Iniciativa Evropiane për Stabilitet (ESI) ka publikuar një dokument sipas të cilit, procesi eurointegrues i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë do të duhet të bëhet sipas modelit të Norvegjisë. Kjo do të nënkuptonte më shumë mbështetje ekonomike nga BE-ja për zbatimin e reformave por pritje për procesin formal të anëtarësimit. Sipas ditores në Sarajevë “Avazi ditor”, kjo strategji do të zbatohej për vendet e rajonit kurse të gjitha vendet që nuk do të arrijnë progresin e pritur në një fushë të caktuar, të kthehen disa hapa pas në procesin e integrimit.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Super Tajfuni Ragasa godet Hong Kongun, numri i viktimave në Taiwan rritet

Super Tajfuni Ragasa godet Hong Kongun, numri i viktimave në Taiwan rritet

24 September, 2025
Mourinho dhe Benzema sërish bashkë te Benfica?

Mourinho dhe Benzema sërish bashkë te Benfica?

23 September, 2025
Shtypi turk sulmon Mourinhon: Kishte një marrëveshje me Benfikën, UEFA duhet të hetojë

Shtypi turk sulmon Mourinhon: Kishte një marrëveshje me Benfikën, UEFA duhet të hetojë

23 September, 2025
Trump: Me mbështetjen e BE, Ukraina mund të rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia

Trump: Me mbështetjen e BE, Ukraina mund të rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia

23 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result