Për njohësin e çështjeve të Ballkanit, Timothy Less, bashkimi i Kosovës me Shqipërinë është opsioni i vetëm gjeopolitik në Rajon.
Në nivel ndërkombëtar, Gjermania e ka hedhur poshtë këtë mundësi, nga frika se kjo do të krijonte një precedent destabilizues për shtetet e brishta – Bosnjën dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe për shkak të mosmarrëveshjeve themelore me rivizatimin e kufijve përgjatë vijave etnike.
“Kjo pati dy efekte kryesore: shqiptarët e Kosovës e kuptuan se nuk kishte konsensus ndërkombëtar për çështjen e ndarjes, dhe Vuçiç pa se mbeti pa kompensim territorial dhe gjithçka që mund t’i ofronte publikut serb ishte perspektiva e anëtarësimit në BE, në këmbim të dorëzimit te Kosovës… Kjo ndoshta do të mjaftonte për të anuluar të gjitha shanset për arritjen e një marrëveshjeje… Megjithatë, në vitin 2019, Franca dhe vendet e tjera praktikisht vendosën një moratorium për çdo zgjerim të ardhshëm të BE-së, gjë që praktikisht anuloi shanset që Serbia t’i bashkohej Unionit” – shkruan Timothy Les
Duke përshkruar përfshirjen e administratës Trump në lidhje me problemin e Kosovës, Beogradi dhe Prishtina nënshkruan një marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë, e cila, ndonëse e paraqitur me popozitet, nuk kishte asnjë përmbajtje reale, d.m.th. përbëhej nga vetëm disa dispozita për trafikun ndërkufitar, por asnjë marrëveshje për njohjen të Kosovës nga Serbia. Në fund, Vuçic tha se nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës përderisa të jetë president, që është një qëndrim që i pëlqen shumicës së serbëve, të cilët duan që çështja e Kosovës të mbetet”
Sipas Timothy Les, Kosova tani ka dy opsione strategjike – e para është ruajtja e status quo-së, me shpresën se në fund do të ndodhë diçka që do ta bindë Serbinë të ndryshojë qëndrimin e saj, “si vendosja e sanksioneve të rënda amerikane ndaj Beogradit”.
Një skenar tjetër, beson Timothy Les, është “një lloj bashkimi me Shqipërinë fqinje…skenar i cili jo vetëm do të konsolidonte ndarjen e Kosovës me Serbinë dhe do të siguronte mbrojtjen e shqiptarëve, por do t’i jepte edhe akses Kosovës në botën e jashtme”.
Les thekson se ideja e “bashkimit kombëtar të shqiptarëve” nuk është e re, por “diskutohet gjerësisht në Ballkan dhe ka mbështetje të fortë mes njerëzve në Shqipëri dhe Kosovë, të cilët e shohin veten si pjesë e një kombi të vetëm shqiptar”.
Siç thekson një ekspert britanik për Ballkanin, bashkimi i Kosovës dhe Shqipërisë është gjithnjë e më i sigurt, nëse merret parasysh fakti se Kosova “nuk mund të njihet nga Serbia”, dhe “aspirata e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në BE praktikisht ka përfunduar, për aq kohë sa pasi Franca dhe vendet e tjera do t’i rezistojnë zgjerimit të mëtejshëm”.
Timothy Les nuk e përjashton mundësinë që Serbia paskësaj të kërkojë “diçka më shumë se veriu i Kosovës”. Në këtë kontekst, ai pretendon se ekziston mundësia për të kërkuar “mbështetje të Shqipërisë për krijimin e një entiteti të ri rajonal që do t’i mundësonte Serbisë integrimin e diasporës së saj në Bosnje dhe Mal të Zi”. Les thotë se nuk do të ishte e vështirë për t’u arritur, pasi Shqipëria tashmë është përfshirë në nismën e Serbisë, Open Balkan